Flash

A po kriset marrëdhënia speciale SHBA-Britani? 

Lapsi.al 30 November 2017
A po kriset marrëdhënia speciale SHBA-Britani? 

Donald Trump iu përgjigj ashpër kryeministres britanike, Theresa May, pasi kjo e fundit kritikoi presidentin amerikan për ripostimin e disa videove të grupeve ekstremiste të djathta në rrjetet sociale.

("Britania e para", thërrasin ekstremistët e djathtë të grupit "Britain First". Pjesa më e madhe e tyre janë kriminelë që kanë vuajtur dënime në burgje. Ripostimi i këtyre videove nga Trump irritoi ligjvënësit britanikë.) 

May u shpreh se presidenti gabon duke ripostuar video kundër myslimanëve, të postuara më parë nga grupi i ekstremit të djathtë “Britain First”.

Trump nuk vonoi t’i përgjigjej në Twitter. Sipas presidentit, kryeministrja britanike “duhet të fokusohet në terrorizmin islamik që ka zënë rrënjë në Britani”.

Të shumtë janë politikanët britanikë që kanë reaguar me zemërim pas postimeve të Trump. Lideri i Liberaldemokratëve, Vince Cable tha se Trump është “një racist djallëzor”. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan tha se duhet të anulohet vizita e Trump në Angli.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI