Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Koreja e Veriut: Mund të godasim të gjithë kontinentin e Amerikës me raketën e re

Lapsi.al 29 November 2017
Koreja e Veriut: Mund të godasim të gjithë kontinentin e

Koreja e Veriut ka lajmëruar se ka testuar me sukses llojin e ri të raketës balistike ndërkombëtare (ICBM), që mund të godasë të gjithë kontinentin e Amerikës.

Televizioni shtetëror tha se Peniani e ka arritur misionin e tij për t’u bërë një shtet nuklear i kapaciteteve të plota. Raketa “Huasong-15” e përshkruar si “më e fuqishmja” ndonjëherë, u lëshua gjatë natës në orët e para të së mërkurës. Koreja e Jugut e dha e para alarmin për këtë raketë.

Map of North Korean missile fired on 29 November 2017

Ajo u hodh në ujërat japonezë, por fluturoi më lart se çdo raketë tjetër që Veriu kishte testuar më parë. Lajmi u raportua nga vetë mediat shtetërore koreano-veriore në  një transmetim special gjatë mesditës në agjencinë e lajmeve KCNA.

Peniani tha se raketa arrin në një lartësi prej 4475 kilometrash dhe arrin të përshkojë 950 km në 53 minuta. Koreja e Veriut edhe më parë tha se raketat e saj mund të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo ishte hera e parë kur ata deklaruan se raketa e provuar së fundmi mund të godasë të gjithë kontinentin.

Të këshilluara

ISIS zbulon objektivin e ri në Europë (FOTO)

Shteti Islamik (ISIS) paralajmëroi se së shpejti do të sulmojë Romën. Këtë njoftim organizata terroriste e bëri përmes një posteri në internet që tregoj një ter...

17:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI