Flash

Sulme terroriste në Melburn, arrestohet një i dyshuar

Lapsi.al 28 November 2017
Sulme terroriste në Melburn, arrestohet një i dyshuar

Policia australiane arrestoi një të ri që dyshohej se po planifikonte një sulm terrorist gjatë festave për Vitin e Ri në Melburn.

Autoritetet njoftuan se 20-vjeçari do të akuzohet për vepra terroriste që bartin dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Policia dyshon se ai kishte planifikuar të qëllonte njerëzit me automatik në Sheshin e Federatës në qendër të qytetit.

Zv.komisionari i policisë, Shane Patton, tha se i dyshuari ka lindur në Australi, nga prindër somalezë, dhe se ka qenë nën vëzhgim të policisë qysh në muajin janar.

Ai ka siguruar online një manual të Al Kaidës, me udhëzime për kryerjen e një sulmi terrorist, dhe ka qenë simpatizues i grupit militant Shteti Islamik.

Autoritetet po ashtu thanë se nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për publikun.

Vitin e kaluar, rreth 500,000 njerëz kanë festuar Vitin e Ri në qendër të Mellburnit

 

Të këshilluara

ISIS zbulon objektivin e ri në Europë (FOTO)

Shteti Islamik (ISIS) paralajmëroi se së shpejti do të sulmojë Romën. Këtë njoftim organizata terroriste e bëri përmes një posteri në internet që tregoj një ter...

17:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI