Flash

Shpërthimi i vullkanit në Bali/ 40 mijë të evakuar, ndalohen fluturimet

Lapsi.al 28 November 2017
Shpërthimi i vullkanit në Bali/ 40 mijë të evakuar, ndalohen

Qendrat e evakuimit dhe hotelet në Bali, vend turistik shumë i frekuentuar në Indonezi, janë mbushur sot për shkak të rrezikut të shpërthimit të një vullkani duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin ndërkombëtar për ditën e dytë radhazi.

Turistët, të frikësuar, kërkojnë të strehohen dhe dhjetëra mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre rreth malit Agung.

Autoritetet, që kanë dekretuar nivelin më të lartë të alarmit, theksuan se mund të përballen me një shpërthim në çdo moment.

Vullkani lëshon kolona spektakolare tymi që prej disa ditësh dhe avionët do të qendrojnë në tokë deri nesër në mëngjes.

Qendra këshilluese mbi hirin vullkanik e Darëin (Australi), anëtare e një rrjeti botëror të specialistëve që japin informacione mbi vullkanet, tregon që korridoret ajrore janë plot me hi vullkanik, gjë që është e rrezikshme për avionët”, sipas Ëisnu Darjono, nga agjencia e kontrollit ajror “AirNav”.

Rreth 40 000 persona kanë lënë tashmë zonën e rrezikut për t’u vendosur në më shumë se 200 qendra evakuimi.

“Vullkani shkakton gjithmonë mbetje vullkanike. Ato janë shtuar dhe ngrihen shumë lart në ajër, katër kilometra mbi kraterin”, deklaroi I Gede Suantika, anëtar i agjencisë vullkanike indoneziane.

“Aktiviteti në malin Agung mbetet shumë intensiv. Ne vazhdojmë të mbajmë nivelin më të lartë të alarmit.

Sot, 443 fuluturime u anuluan në aeroportin ndërkombëtar të Denpasarit, kryeqytet i Balit, destinacion turistik botëror me miliona vizitorë çdo vit. Më shumë se 120 000 udhëtarë janë prekur.

Të këshilluara

ISIS zbulon objektivin e ri në Europë (FOTO)

Shteti Islamik (ISIS) paralajmëroi se së shpejti do të sulmojë Romën. Këtë njoftim organizata terroriste e bëri përmes një posteri në internet që tregoj një ter...

17:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI