Flash

Ish-portieri legjendar i Inter në lot: Jam gati të lë futbollin (VIDEO)

Lapsi.al 28 November 2017
Ish-portieri legjendar i Inter në lot: Jam gati të lë futbollin

Julio Cesar lë Benfikën, por ndoshta edhe futbollin. 38-vjeçari që me Inter fitoi tripletën në vitin 2010 lajmëroi lamtumirën para skuadrës mjaft i emocionuar dhe me lot në sy në një fjalim të mbajtur në dhomat e zhveshjes. Braziliani këtë sezon ka pasur një rol mjaft vogël në skuadër pasi është parakaluar nga portierë të rinj si Bruno Varela dhe Mile Svilar.

Edhe për shkak të dëmtimeve Julio Cesar shënoi vetëm 4 ndeshje në këtë sezon, një prej të cilave në Champions League. Me shumë mundësi do të varë dorezat në gozhdë edhe pse bashkëshortja e tij Susan Werner, e intervistuar nga UOL tha: “E ka mbyllur kontratën me ta. Nuk e di nëse do të lërë futbollin. Do të shohim”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Milan shkarkon Montelën, vjen Gatuso

Nuk ishte një “rrufe në qiell të hapur”. Milani njoftoi mëngjesin e sotëm shkarkimin e trajnerit Vincenzo Montella pas barazimit 0-0 të një dite më parë me Tori...

11:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI