Flash

Profil/ Gennaro Gattuso, karrierë aspak banale mes shkarkimesh dhe ulërimash

Lapsi.al 27 November 2017
Profil/ Gennaro Gattuso, karrierë aspak banale mes shkarkimesh dhe

Si lojtar fitoi gjithçka me atë bluzë, tano do ta provojë edhe si trajner. Me orgjinë nga Corigliano, datëlindja '78, Gennaro Gattuso ka lidhur thuajse të gjithë karrierën e tij me ngjyrat kuqezi derisa shkoi te Sion në Zvicër në fund të karrierës ku edhe la futbollin.

Arriti në Zvicër në verën e vitit 2012. Pak muaj më vonë e pa veten si një trajner-lojtar, por kjo zgjati pak kohë. Në qershor 2013 lë Zvicrën dhe futbollin e luajtur.

Si eksperiencë të tij të parë dhe të vërtetë si trajner zgjedh Palermon në Serie B, por udhëtimi i tij zgjati vetëm 6 javë. Bilanci 2 fitore, një barazim dhe 3 humbje.

E nisi sërish në verën e 2014-ës nga bankina e OFI-t të Kretës në Greqi, por edhe këtu nuk e çoi në fund kampionatin. Këtë herë ishte zgjedhje e tij.

Qëndroi pushim një vit e gjysmë. Më pas iu fut punës te Pisa të cilën e ngjiti në Serie B, por nuk mundi që një vit më pas të evitojë rënien nga kategoria. Shkak u bënë edhe problemet e shoqërisë ku punonte.

Në maj të vitit të kaluar u rikthye të Milan ku mori në dorë të trajnonte të rinjtë. Deri tani 6 fitore, një barazim dhe 3 humbje derisa i erdhi një telefonatë për të marrë timonin e skuadrës së parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Milan shkarkon Montelën, vjen Gatuso

Nuk ishte një “rrufe në qiell të hapur”. Milani njoftoi mëngjesin e sotëm shkarkimin e trajnerit Vincenzo Montella pas barazimit 0-0 të një dite më parë me Tori...

11:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI