Flash

305 të vdekur dhe 128 të plagosur/ Sulmi terrorist në Egjipt më vdekjeprurësi në historinë moderne

Lapsi.al 25 November 2017
305 të vdekur dhe 128 të plagosur/ Sulmi terrorist në Egjipt

Ushtria e Egjiptit thotë se i ka ndërmarrë disa sulme ajrore kundër disa makinave të përdorura në sulmin e së premtes kundër një xhamie të komunitetit fetar, sufi, ku janë vrarë dhe plagosur qindra njerëz në pjesën veriore të Gadishullit Sinai.

Në njoftimin e sotëm, ushtria e Egjiptit tha se makinat ishin goditur në afërsi të vendit ku kishte ndodhur sulmi. Njëherësh, prokurorët e Egjiptit thanë se nga sulmi në qytetin Bir al-Abd, afro 40 kilometra nga kryeqyteti rajonal, El-Arish, janë vrarë 305 vetë, përfshirë 25 fëmijë, ndërsa janë plagosur 128 persona të tjerë.

Në kumtesën e prokurorëve, po ashtu, theksohet se 25 e deri në 30 militantë, të përfshirë në këtë sulm, ishin pjesëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) dhe e kishin “ngritur flamurin” e këtij grupi ekstremist.

Autoritetet thanë se ky sulm i militantëve me armatime automatike dhe eksploziv, kundër një xhamie gjatë Faljes së Xhumasë, ishte sulmi më vdekjeprurës nga ekstremistët islamikë në historinë moderne të Egjiptit.

Ekstremistët islamikë sunitë, përfshirë militantët e Shtetit Islamik (IS), konsiderojnë se pjesëtarët e komunitetit sufi janë të pafe.

Egjipti është duke luftuar kundër kryengritjes së udhëhequr nga një grup i afërt me IS-in në Gadishullin Sinai, e cila është intensifikuar pasi ushtria në vitin 2013 e përmbysi Vëllazërinë Myslimane nga presidenca.

Qindra njerëz janë vrarë në atë që është shndërruar në konflikt të ashpër në Sinai, të cilit nuk i shihet fundi./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI