Flash

Mbështeti një refugjat sirian, kërkohet shkarkimi i kryeministrit slloven

Lapsi.al 24 November 2017
Mbështeti një refugjat sirian, kërkohet shkarkimi i kryeministrit

Mbështetja që i ofroi një refugjati sirian mund t’i kushtojë postin kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar. Ai po përballet me mundësinë e ndjekjes penale, dhe nëse partia e djathtë e opozitës do të jetë e suksesshme në mocionin e saj, mund të shkarkohet nga detyra.

Rasti i Ahmad Shamieh, një 60-vjeçar që mbërriti në Slloveni në vitin 2015, ku mësoi gjuhën dhe u bë shembull i integrimit të suksesshëm të emigrantëve, po përçan politikën sllovene. Ai u bë objekt debati pas refuzimit të kërkesës për azil nga gjykatat vendase, të cilat urdhëruan depërtimin drejt Kroacisë, ku kishte bërë ndalesën e parë në BE.

Dy deputetë me emër, Jan Škoberne, nga partia e majtë në koalicionin qeveritar SD, dhe Mihe Kordiš, nga opozitarja Levica, e çuan refugjatin sirian në parlament për të penguar policinë ta merrte atë.

I pyetur në një konferencë për shtyp, lidhur me qëndrimin e tij mbi çështjen, Cerar, kryeministër që prej 2014-ës, sugjeroi se edhe ai donte t’i garantonte 60-vjeçarit qëndrimin. Përgjigja e tij nxiti pretendimet e së djathtës se kryeministri po përpiqej të ndërhynte në çështjet e drejtësisë së pavarur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI