Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës

Lapsi.al 24 November 2017
Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës

Shfaqjet propagandistike të kryeministrit shënuan një kulm këtë të premte, kur në qendër të Lushnjes u shfaqën papritur një grup ministrash dhe deputetësh, të cilët sipas një skenari qesharak, kishin ndarë rolet për pjesën teatrale “Pastrimi i Qytetit”.

Disa goxha burra e gra vinin vërdallë në një lulishte të vogël, dikush me thes mbeturinash në dorë, një tjetër me korrëse bari, e disa duke mbledhur letra e shishe plastike. Në aksion e sipër, mbërriti edhe vetë regjisori- kryeministër, i veshur si një rockstar, i cili nga një bordurë më e lartë mbikëqyrte performancën e vartësve të tij.

Por e veçanta e këtij skeçi komik nuk ishte përdorimi deri në poshtërim i ministrave dhe deputetëve për trillet që i kalojnë në kokë regjisorit të çartur. Ky nuk është më një problem. Pasi arriti ndërzimin artificial të Partisë Socialiste me Rilindjen, rraca e re që ka populluar mazhorancën nuk e ka më në ADN dinjitetin dhe përgjegjshmërinë. Ata mund të pranojnë të trajtohen si numra nga kryeministri, të luajnë çdo rol që u caktohet, të bëhen kolegë me persona me rekorde kriminale apo të jenë pjesë e një kazani që mban damkën e krimit, korrupsionit dhe drogës. Pra çështja nuk është pse disa individë, dikur me autoritet politik e publik, sot janë shndërruar në kukulla shëtitëse për të dhënë shfaqje nëpër Shqipëri.

Ajo që u vu re në Lushnje, ishte diçka tjetër më e rëndë. Kur kryeministri, ministrat, deputetët, të zgjedhurit lokalë, ndërmarrin një aksion dhe zbresin në terren, presupozohet qw një pjesë e madhe e qytetarëve duhet t’i ndjekë dhe të jetë me ta në një fushatë që pretendon të jetë kaq sensibilizuese. Por në barishten e Lushnjes, përveç 10- 20 aktivistëve të sjellë aty dhe ndonjë bullafiqi që bënte foto me celular, nuk kishte askënd tjetër që të bashkohej me ministrat e Ramës (shihni videon në shkrimin e lapsi.al më poshtë). Sipas gazetarëve lokalë, një pjesë e banorëve shihnin nga dritaret si mblidheshin mbeturinat poshtë shtëpive të tyre, ndërsa ata që kalonin aty pari nuk merrnin mundimin të kthenin as kokën.

Pamja që u prodhua nga ky aksion ishte ajo e një trupe të vogël teatrore që ishte ndalur për të performuar pjesën e radhës, në mungesë të spektatorëve. Trupës dhe regjisorit sigurisht që nuk i interesojnë spektatorët. Ata janë aty për kamerat dhe mikrofonat që do të regjistrojnë spektaklin e një qeverie që punon. Dhe siç shihet nga pamjet, sapo kryeministri ka bërë inspektimin me syzet e tij alla Robert Alia, të gjithë u kanë hipur makinave dhe ia kanë krisur në ndonjë kafene. Sepse këto aksione nuk konsiderohen më si mjet për të arritur qëllimin, që është pastrimi i Shqipërisë, por janë kthyer vetë në qëllim, që është propagandimi i një qeverie që bën sikur punon.

Pikërisht ky abuzim i skajshëm me propagandën bajate dhe qesharake i qeverisë Rama, shpjegon edhe indiferencën ekstreme të qytetarëve në Lushnje. Ata e dinë se trupa qeveritare ka ardhur aty thjesht për të regjistruar. Do bëjnë skeçin shpejt e shpejt para kamerave, do japin ndonjë intervistë me vegla në dorë e do mbledhin takëmet për t’u kthyer në Tiranë. Nuk ka më asnjë naiv që të besojë se këto parodi do të pjellin ndonjë ndryshim. Bëhet fjalë për një grup pushtetarësh të shkëputur nga realiteti, që prej kohësh janë shndërruar në aktorë të një seriali që luhet vetëm nëpër ekrane. Ata nuk ngjallin më as kureshtjen e fëmijëve që mund t’i shkonin pas një trupe cirku të lodhur.

Dhe ky fenomen përbën kulmin e asaj që ndodhi këtë të premte në Lushnje. Kur aktorët janë të vetëdijshëm për fallcitetin e raportit të tyre me spektatorët, e megjithatë vazhdojnë të luajnë me sallën bosh. Pra nuk marrin mundimin as të sajojnë një mbështjellje hipokrite për manipulimin e tyre. Njerëzit le të mendojnë çfarë të duan, ata e mbaruan pjesën e tyre: shkuan, performuan, dolën në tv... E plotësuan normën e propagandës, paçka se ajo nuk ngjit tek askush. Të bësh propagandë me qëllim manipulimin e opinionit publik është një abuzim dhe të bësh propagandë vetëm për hir të propagandës është një sëmundje. Po të shohësh me vëmendje videon e “aksionit” në Lushnje, të gjithë duken të sëmurë.

Të këshilluara

Luli foli drejtë, po kush i beson?

Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalim plot pathos dhe argumenta, i cili i ftonte të gjitha instucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë,...

14:31

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh- të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare,- që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftua...

22:58

Pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën

Shumë socialistë të thjeshtë mund të kenë mbetur të shokuar kur kanë dëgjuar shefin e tyre ta radhiste edhe Top Channel - in mes mediave të kazanit. Në memorien...

18:19

Edi nuk rilind dot prapë

Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në facebook, të krijohet përshtypja se ky njeri sapo ka trashëguar një pushtet problematik nga një qeveri ...

10:25

Pse nuk duhet rrëzuar Edi Rama

Skandalet e neveritshme që po i lënë vend njëra tjetrës i kanë nxitur krerët e dy partive më të mëdha opozitare të shpalosin me nxitim fundin e Edi Ramës dhe të...

14:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI