Flash

FOTO/ Sondazhi i ANSA: Do habiteni për kë do të bëjnë tifo italianët në Botëror

Lapsi.al 24 November 2017
FOTO/ Sondazhi i ANSA: Do habiteni për kë do të bëjnë

Disfata më e rëndë futbollistike në 60 vitet e fundit për italianët ishte mospjesëmarja në Botërorin e Rusisë. Sipas të dhënave që jep agjencia ANSA, kjo ngjarje e superoi edhe atë të vdekjes së kapos mafioz Toto Riina.

Në një sondazh të kryer prej “Istituto Piepoli” i porositur nga NASA i sheh italianët të ndarë, gjysma nuk do ta shohin fare botërorin. Gjysma tjetër do të bëjë tifo, ose për Gjermaninë ose për Argjentinën e Mesit. Kjo në vija të trasha.

Të pyetur cila ishte ngjarja që i kishte goditur më shumë këtë vit, 24% kanë zgjedhur eliminimin nga botërori, 20% votuan për zbulimin e fundit në ADN me anë të së cilës mund të kurohen sëmundje të trashëgueshme ndërsa 19% votuan për vdekjen e Toto Riinës.

 

Një botëror pa axurrët? Për kë do të bëjnë tifo italianët? 50% nuk do ta shohin fare kampionatin. Nga ata që do ta shohin 29% nuk do të bëjnë fare tifo, 14% do të presin edhe pak për të vendosur ndërsa 9% për Gjermaninë, 8% për Argjentinën, 7% për Spanjën dhe 6% për Brazilin.

Si trajner të ardhshëm të Italisë shohin Carlo Ancelotti i cili preferohet nga 31% i ndjekur nga Conte me 15%, Lippi 10%, Cannavaro, Mancini dhe Ranieri 6%, Capello 5%, Spalletti e Allegri 4%. ©lapsi.AL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI