Flash

Portret i Jaeld Çelaj/ Polici i Tahirit që mbronte Habilajt

Lapsi.al 23 November 2017
Portret i Jaeld Çelaj/ Polici i Tahirit që mbronte Habilajt

Kur pas urdhër arrestit të prokurorisë njerzit e komanduar për të vënë prangat në duart e ish drejtorit të policisë së Vlorës, nuk e gjetën në shtëpi Jaeld Çelën, kjo nuk qe një e papritur për ata që janë në brendësi të fakteve. Njeriu i afërt i Tahirit me siguri që ishte informuar që më parë për atë që do të ndodhte. Ai ka ende lidhje të forta dhe një rrjet miqsh dhe mbrojtësish brenda uniformave blu.

Dhe këtë e tregon e gjithë trajektorja e këtij polici i cili u ngarkua me detyrën më të lartë pikërisht në zonën elektorale të Edi Ramës, në atë qytet që kryeministri kërkonte ta shiste si një vitrinë model.

Çela shkoi, nga Drejtor policie i Durrësit, në Vlorë kur Saimir Tahiri ishte në kulmin e pushtetit të tij. Ai ka filluar punën në këtë qytet në shator të vitit 2014, pra afro një vit pasi Tahiri ishte përmendur për herë të parë në përgjimet e Habilajve nga Italianët.

Logjika ta do që tashmë pushteti ishe forcuar, lidhjet ishin konsoliduar dhe rritja e hashashit dhe trafiku i tij kishin marrë përmasa si asnjëherë më parë. Një drejtor Policië qe do të kishte në vartësi direkete edhe Sokol Boden, që përgjigjej për kufirin edhe Gjergj Kohilën që mbulonte krimin e organizuar ( të dy tashmë me mandate arresti) ishte mbulesa më e mirë për miqtë trafikantë të Tahirit.

Dhe rastet nuk munguan të provohet se Jaeld Çela mbrohej nga lart. Jo vetëm nga Tahiri, por edhe nga kryeministri që kryesonte grupin e deputetëve socialistë të qytetit të Jugut.

Në verën e vitit 2014, ekzaktësisht në 10 gusht, ish kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e përmendi me emër dhe mbiemër shefin e policëve të Vlorës. Paloka tha se Jaeld Çela, drejtor i Policisë në Vlorë, me lidhje të forta me Tahirin dhe vëllezërit Habilaj, menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaj, Zvërnec dhe Trevllazer, por në atë kohë askush nuk reagoi.

 

E njëjta histori, por këtë herë disa fish më e rëndë, u përsërit edhe dy muaj më pas, pikërisht në tetor 2016. Agjentët e ShISh njoftuan prokurorinë se kishin të dhëna për veprimtarinë e trafikantëve të kanabisit në zonën e Lumit të Vlorës, policisë të këtij qyteti iu kërkua të vepronte. Por Çela, i cili dyshohet se punonte për trafikantët, kundërshtoi, me pretendimin se ai e kishte krehur më parë këtë zonë dhe ishte e kotë të hidhej sërish në aksion. Prokurorët këmbëngulën, kërkuan forca speciale nga Tirana dhe drejtori lokal doli bllof. Në aksion u kapën plot 7 ton kanabis i presuar. Por sërish Jaeld Çelës nuk i hyri gjemb në këmbë.

Emri i tij thuhet se u përmend edhe në mbledhjen e këshillit të sigurisë në Presidencë nga shefi i shërbimit sekret Visho Ajazi, pasi ai figuronte së paku në 6 raporte të këtij shërbimi si një punonjës policie i lidhur me drogën. Por përsëri Jaeld Çelën nuk e preku askush.

Dhe fabula e ngjashme vazhdon. Edhe kur Ministri Xhafaj zëvendësoi Tahirin në krye të rendit, ai i kishte të gjitha dokumentat për bëmat e Çelës mbi tryezë. Por maksimumi që ai bëri ishte ta largonte nga Vlora. As çuarje për hetim, as investigim më të thelluar. Sepse mesazhi ishte i qartë: nëse hapet kutia e Pandorës, ajo dihet se ku përfundon. Si Xhafaj, si Tahiri, si Rama nuk qenë të interesuar për të zbardhur këtë pjesë kriminale të qeverisjes së Rilindjes.

Prandaj e njëjta fabul është përsëritur edhe tani, pa surpriza. Kur njerzit që shkuan ta arrestonin Jaeld Çelën, ata dolën bllof. Ai ishte paralajmëruar për këtë.

Nga kush???

Kjo është një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje. Nga ata që e dinë se dorëzimi i tij është gjurma e parë që të çon tek mbrojtësit e këtij polici që u emërua në Vlorë jo për ta luftuar, por për t’i hapur rrugë trafikut.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI