Flash

Urdhër-arreste për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit (Emrat)

Lapsi.al 22 November 2017
Urdhër-arreste për drejtues të lartë të Policisë

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur tre urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mëson Lapsi.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Ndërkohë mandat-arresti ka edhe Sokol Boden, shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Bode ka punuar edhe në Shkodër si shef krimesh. Zyrtari tjetër i lartë i policisë që pritet të arrestohet është Gjergj Kohila, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen 'Habilaj'. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI