Flash

Paralajmërimi i shkencëtarëve: 2018-ta do të jetë viti i tërmeteve të mëdha

Lapsi.al 22 November 2017
Paralajmërimi i shkencëtarëve: 2018-ta do të jetë viti

Mbi një miliard njerëz mund të vuajnë pasojat e disa tërmeteve shkatërrimtare vitin e ardhshëm për shkak të ngadalësimit të Tokës. Sipas një kërkimi nga dy shkencëtarë në Universitetin e Kolorados dhe atë të Montanas, vitin tjetër rreth 20 tërmete të forta mund të godasin rajonet tropikale.

“Lidhja mes Tokës dhe aktivitetit të tërmeteve është shumë e fortë dhe kjo tregon që do të ketë rritje të numrit tërmeteve vitin tjetër” - tha Roger Bilham nga Universiteti i Kolorados për Observer.

Ai së bashku me Rebecca Bendick kanë studiuar tërmetet që kanë ndodhur që nga viti 1990. Ata gjetën disa periudha pesë vjeçare ku rrotullimi Tokës kishte ngadalësuar dhe ishte pasuar me aktivitet sizmik më të lartë se normalja.

Kërkimi është shumë i rëndësishëm pasi për momentin jemi në një periudhë ku planeti është ngadalësuar. Shkencëtarët parashikojnë të paktën 20 tërmete në vitin 2018, ndryshe nga ky vit, kur jemi goditur nga vetëm 6 tërmete të fuqishme. Edhe pse është e pamundur të parashikosh një tërmet, shkencëtarët hamendësojnë që ata do të godasin rreth ekuatorit, në rajonet tropikale të Tokës.

Megjithatë, disa shkencëtarë nuk janë pajtuar me përfundimet e këtij kërkimi duke thënë se nuk ka fakte të mjaftueshme që kjo të jetë e saktë.

Të këshilluara

Si ta kuptosh nëse ke alergji nga çokollata

Për shkak se çokollata përmban një shumëllojshmëri përbërësish, reagimi i trupit mund të jetë për shkak të një ose shumë prej tyre. Ndjeshmëria ndaj një ushqimi...

11:33

Si ti luftojmë puçrrat në fytyrë

Për ta luftuar këtë dukuri ka shumë ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë ta bëni këtë brenda nate. Kuba akulli-Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pa...

11:12

Udhëtimi pas në kohë bëhet i mundur

Teoria e përgjithshme që ekziston është se udhëtimi në kohë mund të jetë i mundshëm.Shumica e astrofizikanëve besojnë se kjo realizohet nëse një trup hyn në fen...

11:29

Si të parandalojmë ankthin

Kërkimet në Universitetin e Michiganit, sugjerojnë një aktivitet të thjeshtë që mund të bëjë mrekulli në këtë rast. Po flasim për të shprehurit përmes shkrimit....

17:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI