Flash

Ekskluzive/ Dokumentat që provojnë se Tahiri nuk udhëtoi në Gjermani për të atin

Lapsi.al 22 November 2017
Ekskluzive/ Dokumentat që provojnë se Tahiri nuk udhëtoi në

Arsyet që detyruan Saimir Tahirin të udhëtojë papritur drejt Gjermanisë mbeten mister ende sot, jo vetëm për mediat, por edhe për njerëzit pranë tij. Kur doli lajmi dhe avokati Maks Haxhia tha se nuk kishte dijeni për këtë lëvizje të klientit të tij, u hodh në media teza e një arratisjeje të mundshme. Por mediat pranë qeverisë dolën me versionin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, sepse Tahiri kishte udhëtuar në Gjermani për t’i qëndruar pranë të atit që kurohet jashtë.

Lapsi.al ka siguruar të dhënat nga sistemi TIMS, që tregojnë se ky shpjegim që nxorrën mediat ishte një gënjeshtër. Nga të dhënat në system del se Bashkim Tahiri, doli jashtë Shqipërisë në fund të muajit tetor, në datën 29 dhe u kthye në fillim të nëntorit, në datën 3, dhe kjo duket qartë në të dhënat e regjistruara në sistem.

Ndërkohë, udhëtimi tre-ditor i Saimir Tahirit është bërë dy javë më pas, në një periudhë kohe që nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të babait të tij.

Një tjetër detaj nga udhëtimi është se në rrugën drejt Gjermanisë, Tahiri shoqërohej me një ish vartës të tij në Ministrinë e Brendshme. Udhëtimi erdhi pas deklaratave të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit se Tahiri nuk mund të udhëtojë jashtë vendit, sepse parlamenti ka votuar për bllokimin e lëvizjes së tij jashtë vendit.

Me arrestimin e Orest Sotës, me shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë për dënimin e "peshqve të mëdhenj" dhe me retorikën e re që po përdor Edi Rama, Saimir Tahiri ka arsye të jetë i shqetësuar për fatin e tij. Shqetësimin e konfirmoi Bashkim Fino në një takim me kryeministrin.

Gjatë bisedës së lirë që Rama pati me deputetët brenda në kryeministri, Fino tha se kishte folur me Tahirin dhe kishte vënë re se ai ishte i shqetësuar. Rama iu përgjigj se “Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sepse gjithkujt mund t’i ndodhë të harrojë patentat diku”. Kjo thirrje për t’u qetësuar tingëllon si tallje për Tahirin, të cilin e kanë përzënë nga të gjitha funksionet në parti dhe çdo ditë e më shumë po i japin formën e një peshku të madh, gati për t'u futur në tigan.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI