Flash

Dosja e Kosovës/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e trafikantëve

Lapsi.al 22 November 2017
Dosja e Kosovës/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e

Me Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues, nëse Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk do të kapej duke biseduar me të fortët e qytetit. Është konfirmuar fakti se zëri i Vangjush Dakos doli në përgjime rastësisht, madje Lapsi.al mësoi se bisedat e kryebashkiakut e komplikuan dosjen për prokurorin e Kosovës, që kishte ndjekur çështjen deri në atë moment.

Burime që nuk pranuan të identifikohen nga Kosova thanë për Lapsi.al se hetimet e dosjes ku del Vangjush Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Lapsi.al mësoi se vërtet përgjimet në Durrës kanë nisur këtë vit, por hetimet fillestare nga prokuroria e Kosovës kanë nisur shumë kohë më parë.

Përgjimet u shtrinë edhe në Durrës, por prokurori Kosovar nuk e kishte menduar se do të dëgjonte bisedat e kryetarit të Bashkisë së qytetit që negocion me kriminelët për ditën e zgjedhjeve.

Emri i Vangjush Dakos e komplikoi çështjen. Burimi tha për Lapsi.al se “E vetmja zgjidhje ishte që dosja t’i kalonte EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale. Prokurori fillimisht nuk pranoi, sepse kishte punuar gjatë mbi atë çështje dhe me përfshirjen e EULEX dhe të Prokurorisë Speciale, ai dilte jashtë loje”.

Por shmangia e EULEX, ishte e pamundur tani që Dako dilte në përgjime. “I njëjti prokuror vazhdon të mbajë të njëjtën çështje edhe sot, por në bashkëpunim me ekspertët e huaj” mësoi Lapsi.al.

Pra hetimet e çështjes ku del Vangjush Dako, vërtet mund të jenë bërë në bashkëpunim me EULEX, por përgjimet nuk është e thënë që të jenë bërë nga EULEX, por nga Prokuroria e Kosovës.

Një version tjetër për autorësinë e përgjimeve është se ato mund të jenë bërë nga ekspertët e KFOR, që disponojnë aparatura nga më modernet për përgjimet. KFOR është i përfshirë në raste të përgjimit të trafikantëve, për hir të dyshimeve se një pjesë e parave të drogës dhe armëve të trafikuara përdoren për financimin e terrorizmit.

Në momentin kur prokuroria e Kosovës e përcolli dosjen në Durrës, materialet u morën në dorëzim nga prokurori Anton Martini. Në mesazhin që i dërgoi Blendi Fevziut në Opinion, prokurori e pranoi ekzistencën e dosjes tek Krimet e Rënda kur foli për “hetime konkrete” mbi këtë çështje. Anton Martini sot është transferuar në Shkodër, dhe sipas Lulzim Bashës, transferimi i tij u bë pas presionit direkt të Edi Ramës.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI