Flash

Tronditet Gjermania/ Zbulohet një kryq nazist poshtë fushës së futbollit (FOTO)

Lapsi.al 21 November 2017
Tronditet Gjermania/ Zbulohet një kryq nazist poshtë fushës

Një “svastikë” gjigante është zbuluar rastësisht nga disa punëtorë poshtë një fushe futbolli në Gjermani. Emblema naziste u gjet nga punëtorët gjatë gërmimeve në qytetin e Hamburgut. Mediat gjermane shkruajnë se ajo ishte 4 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë. Zyrtarët thanë se ajo dikur ka shërbyer si bazë e një monumenti të shembur dekada më parë. Ata shtuan se po tentojnë ta zhdukin atë sa më parë, por duke qenë se është mjaft e rëndë kanë vendosur ta shkatërrojnë në vend.

Pak kohë më parë një arkeolog zbuloi një koleksion monedhash ari me simbolin nazist. Vlera e monedhave ishte rreth 45 mijë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fotoja që “turpëron” Dani Alves

Joana Sanz, modelja spanjolle që jeton me Dani Alves, ish-lojtarin e Sevilla, Barça dhe Juve që aktualisht luan për PSG ka postuar në Instagram një foto mjaft “...

20:31

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI