Flash

Rreziku nga pasiguria politike në Gjermani, vjen reagimi i Komisionit Europian

Lapsi.al 21 November 2017
Rreziku nga pasiguria politike në Gjermani, vjen reagimi i Komisionit

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, deklaroi sot se Europa nuk do të ndalet për shkak të krizës politike në Gjermani.

“Ne do të vijojmë të përparojmë duke prezantuar, siç është parashikuar më 6 dhjetor, propozimet tona në lidhje me projektet e reformës së zonës euro”, tha Schinas në një konferencë shtypi në Bruksel, duke theksuar se presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker kishte biseduar të hënën me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Presidenti i Komisionit Evropian po ndjek nga afër zhvillimet politike në Gjermani”, shtoi Schinas.

Ky projektpropozim për të reformuar zonën euro u njoftua nga Juncker gjatë diskutimit të tij për programin mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian 13 shtatorin e kaluar.

Këto propozimeve pritet të diskutohen më pas më 15 dhjetor në Bruksel gjatë një samiti evropian të krerëve të shteteve dhe qeverive kushtuar kësaj çështjeje.

Kujtojmë se Gjermania ndodhet në një pasiguri politike, pasi Angela Merkel nuk arriti të formojë koalicionin tre-palësh me liberalët dhe ekologjistët në Gjermani, njoftim që u dha të dielën.

Ekonomia më e madhe e rajonit rrezikon krijimin e një qeverie pakice, që do të ndodhte për herë të parë në Gjermaninë e pasluftës, ose shkuarjen në zgjedhje të reja.

Të këshilluara

A ishte Rusia prapa trazirave në Katalonjë?

Qeveria spanjolle ka akuzuar Rusinë për përhapjen e dezinformatave rreth krizës në Katalonjës. Ajo frikësohet se një ndërhyrje e tillë e jashtme mund të ketë...

16:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI