Flash

Përgjimet/ Vangjush Dako kapet duke negociuar me banditë

Lapsi.al 20 November 2017
Përgjimet/ Vangjush Dako kapet duke negociuar me banditë

Vangjush Dakon e kanë përgjuar duke folur me kriminelët e Durrësit në telefon. Denoncimin e bëri Lulzim Basha në një konferencë për mediat, ku tha se vetë Edi Rama është angazhuar në mbylljen e çështjes hetimore. Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit tha Basha, i premton banditëve tendera me vlerë miliona euro në këmbim të vjedhjes së votave në këto telefonata të përgjuara nga shërbimet e huaja. Basha tha se interceptimet telefonike dhe tabulatet janë në dorë të shërbimeve sekrete dhe të prokurorisë, dy institucione që kanë qenë nën presionin direkt të Edi Ramës.

"Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste. Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda" tha Basha.

Madje largimi i Visho Ajazi Likës, sipas Bashës ka lidhje me këtë aferë, ndërsa prokurori i Durrësit, Anton Martini është larguar nga detyra pas presionit të Edi Ramës ndaj Adriatik Llallës. Kreu i opozitës i kërkoi direkt Prokurorit të Përgjithshëm të reagojë, nëse Anton Martini është larguar nga detyra dhe është emëruar drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, për shkak të presioneve të Edi Ramës për të mbyllur çështjen.

"Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave" tha kreu i PD-së.

Disa ditë më parë Lapsi.al dha lajmin se ambasada amerikane ia kishte refuzuar t'i jepte vizën kryebashkiakut të Durrës, një fakt që u pranua më pas edhe nga Dako. Para zgjedhjeve të 25 Qershorit,Dako firmosi një rekomandim nga Bashkia e Durrësit që ndihmoi në lirimin e Lul Berishës nga burgu. Ish kreu i bandës së Durrësit ishte i dënuar për 4 vrasje.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI