Flash

Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga Spitali Amerikan

Lapsi.al 20 November 2017
Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga

"Të gjithë në IMCA" ishte thirrja që shoqëroi eventin më të rëndësishëm të zhvillimeve më të fundit mbarëbotërore në mjekësi, në Shqipëri.

Një sukses i garantuar që prej fillimit të punimeve të IMCA 1, para 3 vitesh, i hapi derën dhe vulosi për të tretin vit radhazi arritjet e një eventi shkencor mjekësor me përmasa të mëdha. Jo pak e rëndësishme ngelet përfshirja e vëmendjes jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare që ky kongres mori në 3 vite, për t'u përforcuar me një pjesëmarrje edhe më të madhe me figurat më të shquara nga mjekësia në Ballkan, Europë dhe kontinentet e tjera.

Çmime për punimet më të mira, vlerësime nga figurat më të shquara dhe përshendetje nga instancat më të larta shtëtërore me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë Zj. Ogerta Manastirliu për t’u përmbyllur me momentin aq të rëndësishëm të dekorimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, të Prof. Dr. Stefano Guidi, për kontributin e tij në mjekësinë dhe pacientët shqiptarë jashtë kufijve nga stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në Spitalin Karexhi të Firences, Spitali Qëndror për gjithë Toskanën.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, mirepriti deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi prezantoi 20seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët.

Për 3 ditë me radhë Shqipëria u kthye në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.

Ky kongres dëshmoi edhe njëherë rrugën dhe vendosmërinë e një institucioni privat mjekësor si Spitali Amerikan, për të udhëhequr dhe sjellë modele të të njëjtit zhvillim apo edhe më të lartësuar në fushën e mjekësisë moderne.

Mjekësisë në vend sot i rëndon edhe një gur i çmuar, aset për t'u koleksionuar dhe një traditë e vyer, siç është bashkimi i profesionistëve në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor, së shpejti sërish në IMCA 4, organizuar nga Spitali Amerikan.

Të këshilluara

Udhëtimi pas në kohë bëhet i mundur

Teoria e përgjithshme që ekziston është se udhëtimi në kohë mund të jetë i mundshëm.Shumica e astrofizikanëve besojnë se kjo realizohet nëse një trup hyn në fen...

11:29

Si të parandalojmë ankthin

Kërkimet në Universitetin e Michiganit, sugjerojnë një aktivitet të thjeshtë që mund të bëjë mrekulli në këtë rast. Po flasim për të shprehurit përmes shkrimit....

17:06

Tendenca e re e thonjve (FOTO)

Kur vjen puna tek ngjyra e buzëve, nuk ka asnjë ngjyrë apo cilësi që ne nuk kemi parë apo provuar. Nëse janë matta, të shkëlqyera ose të zhveshur, ne duhet të v...

16:23

15 këpucët më të spikatura të këtij dimri

Krahas të gjitha tendencave të reja që moda përcjell çdo sezon, këpucët përbëjnë interesin kryesor të fashionisteve në gjithë botën… Që nga modelet, ngjyrat, te...

14:35

Sfida e re e instagramit (FOTO)

E gjeni dot se cila është sfida e re që ka shkaktuar “stuhi” në Instagram? Kur ta lexoni, me siguri do e provoni, por dyshojmë të postoni një foto të tillë, ose...

15:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI