Flash

Le Monde: Merkel e ka humbur magjinë. Kancelarja në fije të perit

Lapsi.al 20 November 2017
Le Monde: Merkel e ka humbur magjinë. Kancelarja në fije të perit

“Këtë herë magjia e Anxhela Merkel për të bërë kompromis nuk ka funksionuar”. Kështu ka shkruajtur, në editorialin e saj të mesditës të së hënës, gazeta prestigjoze franceze “Le monde”, e cila i referohet dështimit të negociatave për të krijuar një qeveri të re me Merkelin sërish kancelare. Që prej zgjedhjeve të fundshtatorit, kur CDU- CSU e Merkelit doli e dobësuar duke humbur 65 vende në parlament, kancelarja ishte angazhuar në negociata me partinë Liberal Demokrate (FDP),  e drejtuar nga Christian Lindner dhe partinë ekologjiste të drejtuar nga Katrin Göring- Eckardt.

Por dje u anunçua fundi i atij që u konsiderua si koalicioni Xhamajka, për arsye se ngjyrat e tri partive u ngjanin tyre të flamurit të shtetit të Karaibeve. Megjithëse ekologjistët dhe vetë Merkel bënë shumë koncesione, liberalët qenë ata që nuk pranuan kompromisin, shkruan Le monde, duke iu referuar shprehjes së Christian Lindner se “më mirë të mos qeverisësh fare sesa të qeverisësh keq”.

Arsyet e prishjes së kompromisit janë mosmarrëveshjet për emigrantët dhe çështjet mjedisore.

Mundësitë tani janë që ose Merkel të krijojë një qeveri të pakicës, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Gjermaninë e pas luftës, ose të shkohet në zgjedhje të reja, gjë që mund të forconte edhe më shumë partinë e ekstremit të djathtë AFD, e cila në betejën e fundit elektorale mori 12.6%.  Përndryshe Merkel duhet të marri mbi vete përgjegjësitë dhe të zhduket nga skena politike.

Sipas Le monde, ky dobësim i kancelares historike dhe humbja e influencës së saj pas dështimit të negociatave më 19 nëntor, nuk është një sinjal i mirë as për Europën që e sheh të destabilizuar ekonominë më të madhe të kontinentit dhe një nga shtyllat e Bashkimit Europian.

Burimi Le Monde/përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

Kreu i Cosa Nostras në prag të vdekjes

Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore, ish-bosi i Cosa Nostra-s, Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat ital...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI