Flash

SHBA vendos të mbyllë përfaqësinë e Palestinës në Uashington

Lapsi.al 19 November 2017
SHBA vendos të mbyllë përfaqësinë e Palestinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllin përfaqësinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri të ditur se nuk do të zgjasin afatin e pezullimit të mbylljes së përfaqësisë, që skadon në fund të këtij muaji.

Një prej autoriteteve të këtij departamenti bëri të ditur se në rast të mos tërheqjes së ankesës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër Izraelit dhe në rast të mos marrjes pjesë në negociata drejtpërsëdrejti me Izraelin, parashikohet mbyllja e përfaqësisë.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Erekat tha se në rast të mbylljes së zyrës në Uashington, do të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të këshilluara

Kreu i Cosa Nostras në prag të vdekjes

Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore, ish-bosi i Cosa Nostra-s, Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat ital...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI