Flash

INVESTIGIMI/ Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë me ish-vartësin e ministrisë

Lapsi.al 19 November 2017
INVESTIGIMI/ Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë me ish-vartësin e

Një investigim i Top Channel për motivet e udhëtimit të Saimir Tahirit në Gjermani rrëzon versionin e derisotshëm se ish ministri udhëtoi për të qenë pranë babait. Ky motiv u dha nga burime pranë ish ministrit.

Por nga të dhënat që siguroi Top Channel kjo alibi nuk qëndron. Koha dhe vendi kur udhëtoi Bashkim Tahiri, nuk korrespondojnë me udhëtimin e të birit.

“Disa burime sugjeruan të premten se vizita mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky i afërm i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetorit-fillim nëntori. Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e datës 17 nëntor drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme” raporton Top Channel.

Shoqërimi i Tahirit nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme e bën akoma më të dyshimtë udhëtimin drejt Gjermanisë dhe ngre pikëpyetje për qëllimin e vizitës.

Ish ministri kthehet këtë të dielë pas mesnate në Rinas, pasi ka qëndruar për 4 orë tranzit në Vjenë.

Udhëtimi duhet të ketë qenë një surprizë edhe për kryeministrin Edi Rama që e ka theksuar bllokimin e lëvizjes së Tahirit, megjithëse prokurorët e Krimeve të Rënda nuk e kanë parë të arsyeshme ta kërkojnë një masë të tillë.

Që pas arrestimit të Orest Sotës me 863 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit, ish ministri ka heshtur, duke shtuar dyshimet për qëndrimin që do të mbajë për akuzat e rënda që i bëhen.

Ai që nuk ka heshtur këto kohë ka qenë Edi Rama. Në intervistën e fundit u shpreh në këtë mënyrë për Tahirin: “Nëse faktohen akuzat unë do të duartrokas i pari suksesin e prokurorisë. Nuk ishte hera e parë e politikës, që një ministër i suksesshëm qëlloi në një shkelje fatale të ligjit. Dhe fataliteti është i tiji, nuk është as i imi, as i qeverisë. Çdokush që kalon moshën e parashikuar nga ligji është përgjegjës për veprimet e veta. Është njësoj si t’i thuash një prindi për fëmijën e tij të rritur se mban përgjegjësi për veprimet e tij”

Rrethanat kanë ndryshuar që kur Tahiri ka folur publikisht herën e fundit; nga njëra anë braktisja e Ramës, në anën tjetër arrestimi i Sotës dhe mbajtja e tij në burg. Po t'i shtohet këtyre edhe presioni i ambasadorëve për arrestimin e "peshqve tëmëdhenj" situata po bëhet dëshpëruese për Saimir Tahirin. Dhe siç i pëlqen të thotë kryeministri: "Njerëz të dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara".© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI