Flash

"Tahiri, Olsi Rama, Gon Xhafaj dhe agjentët e FBI-së në Tiranë"

Lapsi.al 16 November 2017
"Tahiri, Olsi Rama, Gon Xhafaj dhe agjentët e FBI-së në

Në diskutimet për buxhetin e vitit 2018, Lulzim Basha e lidhi projektin që solli qeveria në parlament me interesat e krimit dhe pastrimin e parave të drogës. Futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së e lidhi me konçensionin e pritshëm për mbledhjen e TVSH, sipas tij të kontrolluar nga Olsi Ramat. Uljen e taksave për hotelet me 5 yje, e lidhi me hotelet e bosëve të drogës, duke marrë shembull Klemend Balilin dhe hotelin Santa Quaranta. Programin 1 Miliard Euro, Basha e konsideroi një skemë gjigande të pastrimit të parave të drogës.

Akuzave të Bashës, Rama fillimisht iu përgjigj me batuta dhe ironi: "Rritu Lul, rritu! Mona të bën të ndjehesh i fortë, por të zvogëlon". Për akuzat ndaj të vëllait, Rama u përgjigj shkurt se "vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është kunati i famshëm, por unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij të bëj luftë me familjet" duke tentuar të lërë jashtë debatit politik familjarët. Por kunjat e kryeministrit, vetëm sa e kanë acaruar Bashën, që aludoi për informacione të shërbimeve partnere për Olsi Ramën. "Mos na shit dëngla këtu se po të përmendim familjen, në momentin që familjen e përdor për të ndërtuar skema korruptive, koncensione korruptive, të tjerat i di vetë ti. Nuk është se nuk i di vetëm ti, i dinë edhe partnerët. Uroj të ti kenë thënë edhe ty, siç vijnë m'i thonë edhe mua".

Në debatin që devijoi nga shifrat e buxhetit, tek çështjet e krimit, Basha foli edhe për Tahirin duke i kërkuar Ramës të reagojë për këtë çështje. Të gjitha ato që kanë ndodhur me Tahirin, nuk mund të jenë rastësi u shpreh Basha. Reagimi i Ramës në këtë çështje ka surprizuar. Çuditërisht kryeministri i kërkoi Bashës të mos ngutet në akuza për rastin Tahiri sepse e vërteta do të dalë shpejt.

"Ka një hetim dhe ne presim hetimin. Ka një proces në rrugën e drejtësisë dhe ne presim procesin. Por një këshillë po e jap që nuk do ta dëgjosh: Mos u ngut! Mos u ngut! Mos u ngut se prap mund të dalësh bllof, se e vërteta mund të të nxjerrë, siç për fat të keq je, i vogël falso dhe me një aktrim permanent. Mos u ngut!" u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Demokratike tha se agjentët e huaj erdhën në Tiranë me dy misione. E para, tha Basha, është që lufta kundër krimit të mos kufizohet vetëm tek rivalët e Agron Xhafajt (vëllai i Ministrit të Brendshëm) dhe e dyta, që pasi të goditen bandat kriminale, aksioni të kalojë tek politikanët që pastrojnë para.

Duke iu drejtuar Edi Ramës për informacionet që ka marrë nga partnerët e huaj, Basha tha se “ndoshta këtë ta fsheh Fatmiri”. Përgjigjet e Edi Ramës kanë qenë të qeshurat nga karrigia e tij dhe thirrjet pa mikrofon për Bashën “ti nuk je Saliu, sill Saliun këtu, sill babën”.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI