Flash

Lufta brutale e klaneve të drogës në Meksikë/ Nuk ka më vend në morgje

Lapsi.al 16 November 2017
Lufta brutale e klaneve të drogës në Meksikë/ Nuk ka më

Në spitalet e Meksikës nuk ka më vend në morg për të vdekurit. Si pasojë e dhunës që buron kryesisht nga trafiku i drogës, dhjetëra të vrarë mbeten rrugëve çdo ditë, shumica të paidentifikuar. Në shtetin e Guerreros, morgu më i madh mund të mbajë deri në 200 të vdekur, por aktualisht janë vendosur mbi njëri-tjetrin 600 trupa të pajetë.

Sipas autoriteteve, shkak për këtë është bërë lufta agresive mes grupeve rivale të narkotrafikut për kontrollin e korridoreve të drogës me destinacion SHBA.  Narko-konfikti shkakton të paktën 10 të vrarë në ditë, ndërsa nga muaji janar deri tani numri i vitkimave ka arritur në 1920 persona. E njëjta situatë paraqitet edhe në Tijuana, në kufi me Kaliforninë, ku numri i të vrarëve mes grupeve kriminale kundërshtare është 1500 për këtë vit.

Gjithsesi autoritet thonë se numri i viktimave duhet të jetë shumë më i lartë, pasi bosët e mafias zakonisht i djegin në acid apo i groposin në varre masive viktimat e tyre. Ata që përfundojnë në morg janë vetëm të vrarët që gjenden në cepat e rrugëve, shkruan Klan Plus.

Të këshilluara

Kreu i Cosa Nostras në prag të vdekjes

Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore, ish-bosi i Cosa Nostra-s, Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat ital...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI