Flash

Kullat e Tiranës/ Rama vë përballë Bashës, Zamir Manen, Shefqet Kastratin, Bashkim Ulajn dhe Ramë Gecin

Lapsi.al 16 November 2017
Kullat e Tiranës/ Rama vë përballë Bashës, Zamir Manen,

Akuzave e Lulzim Bashës për invesimet në Tiranë si ndërtime të njerëzve që pastrojnë paratë e drogës, kryeministri i është përgjigjur me emrat e biznesmenëve më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë. Rama e sfidoi Bashën të flasë për ata që i quajti miq të Bashës dhe mbështetës të Partisë demokratike kur tha: Kullat e Tiranës? Zamir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash?

Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë. Këto 4 njerëz janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Kanë bërë pasuri kur ti ishe në Hollandë dhe nuk guxon ti të thuash që pastrojnë drogë. Hajde këtu më thuaj, Zamir Mane është pjesë e skemës së pastrimit? Shefqet Kastrati është pjesë e PPP. P e kanë edhe D, janë PD. Bashkim Ulaj, Ramë Geci, kanë bërë kërkesë të ndërtojnë dhe le të ndërtojnë. Kurrë nuk kam penguar njeri të ndërtojë në këtë vend dhe do të zhvillojë këtë vend", tha Rama.

Ndërkohë Lulzim Basha që bëri akuzën konkrete se kullat e Tiranës po përdoren për pastrimin e parave të drogës, mbante kokën ulur ndërsa fliste rivali i tij, Edhe kur u ngrit ai i devijoji ftesës konkrete dhe tha se nuk flet për emra të përveçëm. Kjo e bëri Ramën ta lëvizë edhe më thikën në plagë dhe ti thotë: "Si nuk përgjigjesh asnjëherë kur pyetesh për gjëra konkrete".

I gjithë ky debat se kush po i ndërton kullat e Tiranës tregoi vetëm një gjë: ose se Basha ia fut kot kur flet për kulla që po ndërtohen me paratë e drogës ose dhe se ai është po aq i kapur sa Rama dhe nuk ka mundësi të flasë për emra konkretë. ©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI