Flash

Kreu i Cosa Nostras në prag të vdekjes

Lapsi.al 16 November 2017
Kreu i Cosa Nostras në prag të vdekjes

Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore, ish-bosi i Cosa Nostra-s, Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat italiane.

I sëmurë prej një kohe të gjatë, ish-bosi i mafies është shtruar në repartin e të dënuarve në spitalin e Parmës. Sipas mediave italiane, Salvatore Riina, i cili sot mbush 87 vjeç, është në gjendje kome prej disa ditësh pasi së fundmi i është nënshtruar dy operacioneve.

I arrestuar më 15 Janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim, ai konsiderohet si udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s.

Riina aktualisht po vuan një numër rekord 26 dënimesh me vdekje për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë në sheshin “Lazio” në Palermo dhe atentatet e vitit 1992, në të cilat prokurorët anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.

Toto Riina nisi një luftë të armatosur ndaj shtetit italian në filli, të viteve ’90. ANSA shkruan se ai kurrë nuk shfaqi një fije pendese për krimet e tij. Ndërsa vetëm tre vite më parë, teksa fliste me një tjetër të burgosur në burg, mburrej për vrasjen e Falcones dhe kërcënonte me vdekje prokurorët.

Procesi i fundit gjyqësor ku Riina është i pandehur, që është ende në zhvillim, i pagëzuar “Negocimi Shtet-Mafia”, e sheh mafiozin si të pandehur për kërcënime me vdekje ndaj trupës politike italiane.

Mjekët fillimisht dyshonin se kushtet shëndetësore të mafiozit famëkeq, që janë përkeqësuar me kalimin e viteve, do të përmirësoheshin pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Por, tashmë jeta e njeriut që tmerroi një shtet të tërë, është në fije të perit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI