Flash

Del SMS-ja e lojtarit italian kundër trajnerit para ndeshjes me Suedinë

Lapsi.al 16 November 2017
Del SMS-ja e lojtarit italian kundër trajnerit para ndeshjes me

“Do të bënim më mirë me Gigi (Buffon red.) lojtar, kapiten, trajner. Tani jemi si një anije pa komandant në mes të një stuhie”. E ka shkruar këtë SMS një lojtar i kombëtares italiane në ditët pas humbjes në Solna dhe përpara ndeshjes së kthimit në San Siro kundër Suedisë. E ka publikuar këtë SMS, Corriere della Sera duke treguar klimën e mosbesimit ndaj trajnerit Ventura në të cilën lojtarët hynë në fushë. Mediat italiane kanë shkruar se mes lojtarëve “senatorë” dhe trajnerit ka pasur një debat për mënyrën se si do të luante Italia të hënën në mbrëmje. Lojtarët i kanë kërkuar trajnerit të fuste që në fillim një formacion 3-4-3 me Insinge në sulm, por ai nuk ka pranuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI