Flash

Koreja e Veriut: Donald Trump meriton dënim me vdekje nga populli korean

Lapsi.al 15 November 2017
Koreja e Veriut: Donald Trump meriton dënim me vdekje nga populli korean

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump meriton të dënohet me vdekje, pasi ka fyer udhëheqësin e vendit, Kim Jong Un.

“Krimi më i keq që Trump bëri është se guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqjes supreme.

Ai duhet ta dijë se është vetëm një kriminel i shmëtuar që duhet të dënohet me vdekje nga populli Korean” – shkruhej në gazetën e partisë së vendit.

Ky reagim vjen pas turit të Trump në Azi, ku në Korenë e Jugut u shpreh se fqinjët e tyre kanë një diktaturë mizore.

Vizita ishte pjesë e një turi në 5 vende të Azisë, ku Trump synonte kryesisht të nxiste rajonin kundër ambicieve të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ky artikull vjen edhe pas ofendimit që Trump i bëri diktatorit Kim Jong. “Pse Kim Jong-Un do të më fyente duke më thirrur ‘të vjetër’, kur unë nuk do ta quaja ‘i shkurtër dhe i yndyrshëm?” - shkroi Trump në Twitter.

Që kur u bë president, Trump është përfshirë në përshkallëzim të tensioneve me Kim Jong-un, me fyerje personale dhe kërcënime të sulmeve ushtarake.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Marrëveshja “e ndyrë” me ISIS në Siri

BBC ka zbuluar detajet e një marrëveshjeje të fshehtë, që bëri që qindra luftëtarë të ISIS-it dhe familjet e tyre të largohen nga Raqqa, nën vëzhgimin e koalici...

21:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI