Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

FOTO/ Rrëfimi i prostitutës që fjeti me 10 mijë burra

Lapsi.al 15 November 2017
FOTO/ Rrëfimi i prostitutës që fjeti me 10 mijë burra

Gwyneth Montenegro nga Australia është një ish-prostitutë dhe thotë se ka fjetur me mbi 10 mijë burra të ndryshëm. 39-vjeçarja ka shkruar një libër që zbulon gjithçka nga puna në këtë industri.

Montenegro thotë se e shkroi librin e saj “The Secret Taboo”, me shpresën e përcjelljes së njohurive të saj dhe fuqizimin e prostitutave të reja, të cilat janë zhgënjyer, hidhëruar dhe janë pa asnjë lek në xhep.

Megjithatë, libri është kritikuar nga shumë njerëz që pretendojnë se ai i mëson dhe shtyn gratë që të prostituohen. Por, Montenegro thotë që ka të bëjë më shumë vetëm për të qenë financiarisht të suksesshëm.

Për Daily Mail ish-prostituta rrëfen: "Zgjodha të mësoja zonjat e reja se si të mbijetojnë si një eskortë. Ok, jo vetëm për të mbijetuar, por për t’u mësuar hiletë e nevojshme që të fitojnë shuma marramendëse parash nga kjo industri. Nuk ka nevojë të jeni femra më “e nxehtë”. Për sa kohë ju jeni të pastra, pra pa ndonjë sëmundje ngjitëse, të sigurta në vetvete, keni një energji të pashtershme dhe jeni profesioniste…kjo është gjithçka që u duhet.

Ka shumë gra të ndryshme të të gjitha formave, moshave, madhësive dhe prejardhjeve që kanë ndërtuar pasuri vetëm duke përdorur trupin e tyre”.

Gëyneth Montenegro thotë që nuk është e vërtetë se burrat janë të interesuar vetëm për femrat e reja. Ajo beson se është gjithashtu një mit që të gjithë njerëzit duan “shërbime të çuditshme”.

Në vend të kësaj, shumica e klientëve të Montenegros thjesht duan të ndihen të dëshiruar, të nevojshëm dhe të kërkuar. Ata duan dikë që mund të kenë një bisedë dhe lidhje të duhur me të. Vështrimet e Montenegros për këtë industri mund të kenë për qëllim fuqizimin e grave, por shumë njerëz kanë frikë se libri do t’i inkurajojë gratë që të shesin trupin e tyre vetëm për para.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI