Flash

Tre grataçiela të reja në Tiranë. Marco Boeri dhe Casamonti marrin firmën e Ramës

Lapsi.al 14 November 2017
Tre grataçiela të reja në Tiranë. Marco Boeri dhe

Premtimi zero ndërtime në Tiranë, me të cilin Rilindja fitoi kryeqytetin, po bëhet përditë e më shumë qesharak. Këshilli Kombëtar i territorit, i kryesuar nga Edi Rama miratoi fundjavën e shkuar ndërtimin e tre kullave të reja në Tiranë, dy prej të cilave do t'i jepen arkitektit të famshëm të Stadiumit Kombëtar dhe Velierës në Durrës, Marco Casamonti dhe një tjetër hartuesit të planit rregullues të Tiranës, Marco Boeri.

Garden Building (foto Lart)

Në vendin ku ndodhej ish Muzeu i Shkencave të Natyrës në rrugën e Kavajës, do të ngrihet një kullë 24 katëshe, qendër tregtare me apartamente në pjesën e sipërme. Kulla do të ketë fizionominë e njohur të pyllit vertikal të Stefano Boerit në Milano dhe është projektuar nga studioja Arche Associati e Marco Casamonti, një klient i hershëm i Edi Ramës.

West Residence

Godina tjetër e miratuar nga KKT është e ashtuquajtura West Residence, projektuar nga Stefano Boeri, e studios Boeri Architetti, hartuese e masterplanit të Tiranës. Boeri është autori i Masterplanit të Tiranës.

West Residence është një tjetër ndërtesë “shumëfunksionale”, e cila do të ndërtohet pas godinës së Presidencës, përgjatë rrugës Ibrahim Rrugova, në vendin ku tani ndodhet një parkim dhe klinika e dikurshme e bllokut. Sigurisht, edhe kjo ndërtesë do të shoqërohet me disa pemë sipërfaqësore, që veshin një fasadë masive betoni.

Bllok

Një tjetër projekt i Stefano Boerit  do të ndërtohet mbi të gjithë zonën ku shtrihej dikur Bar Rovena, në zonën e ish-Bllokut. Edhe kjo është një tjetër godinë “multifunksionale”, pra qendër tregtare, zyra dhe apartamente, që do të ndërtohet nga një kompani e regjistruar vetëm një vit më parë si West Residence, Invest shpk. Ndërtesa do të shtrihet në këndin e rrugës Pjetër Bogdani dhe Rrugës Vaso Pasha dhe do të ketë “tarracë të gjelbërt”. Tani për tani emërtimi i saj do të jetë “Bllok”.

E çuditshme është se këto 3 kulla u miratuan nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) në heshtje të plotë dhe mungesë transparence, pa asnjë gjurmë në faqen e vet zyrtare të këtij institucioni.

Të këshilluara

Prapaskena/ Visho Ajazi kishte pakt me Ramën

Kur shefi i shërbimit inteligjent Visho Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen gjithkush hodhi hipoteza të panumërta. Disa thanës e Rama po e kërcënonte pas dalj...

18:05

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI