Flash

Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, të paktën 5 viktima

Lapsi.al 14 November 2017
Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, të

Të paktën 5 persona mbetën të vdekur nga një sulm me armë pranë një shkollë fillore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Akoma nuk dihet motivi i këtij sulmi pasi agresori është vrarë nga policia. Sipas një zyrtari të lartë të qytezës Tehama ku ndodhi sulmi, nuk ka humbur jetën asnjë fëmijë. Ndërkohë, mësohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur, numri i të cilëve nuk është bërë i ditur ende.

Dyshohet se autori i masakrës ka përfunduar rastësisht në shkollën fillore, pasi sulmin e tij me armë e ka nisur disa minuta më parë duke qëlluar drejt banesave dhe duke i ‘zgjedhur’ viktimat e tij rastësisht. Hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë me intensitet të lartë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Marrëveshja “e ndyrë” me ISIS në Siri

BBC ka zbuluar detajet e një marrëveshjeje të fshehtë, që bëri që qindra luftëtarë të ISIS-it dhe familjet e tyre të largohen nga Raqqa, nën vëzhgimin e koalici...

21:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI