Flash

Italia mbetet jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018”

Lapsi.al 13 November 2017
Italia mbetet jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018”

Nuk i mjaftuan 90 minuta Italisë për të përmbysur humbjen 1-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë. Italia është tashmë jashtë botërorit të Rusisë. “Azzurrët” morrin një disfatë historike. Kishte ndodhur vetëm në botërorin e vitit 1958 që Italia nuk ia kishte dalë të shkonte në botëror ndërsa në vitin 1930 nuk mori pjesë me qëllim për shkak të ideve fashiste. 14 herë pjesëmarrës më parë dhe 4 herë fitues i trofeut tashmë është jashtë. Mediat italiane thonë se do të ketë shumë pasoja duke nisur që nga trajneri Ventura. Titujt e tjerë janë: Turp! Zhgënjim!...

Ka dalë para kamerave i përlotur Gigi Buffon para kamerave pas eliminimit nga Kupa e Botës. Kapiteni dhe emblema e Italisë kërkoi falje.

“Më vjen keq jo për veten, por për momentin. Kemi dështuar në diçka që mund të ishte e rëndësishme në nivelin social. Ky është hidhërimi dhe pengu që kam. Koha ikën dhe duhet të ketë edhe tërheqje, por më vjen keq që gara ime e fundit në kombëtare të ishte eliminimi nga Botërori” – thotë kapiteni i Italisë.

Të këshilluara

Prapaskena/ Visho Ajazi kishte pakt me Ramën

Kur shefi i shërbimit inteligjent Visho Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen gjithkush hodhi hipoteza të panumërta. Disa thanës e Rama po e kërcënonte pas dalj...

18:05

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI