Flash

Kremlini ‘zbulon sekretin’: Putin dhe Trump ranë dakord për…

Lapsi.al 11 November 2017
Kremlini ‘zbulon sekretin’: Putin dhe Trump ranë dakord

Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në margjina të një samiti në Vietnam, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë pajtuar për t’i vazhduar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër Shtetit Islamik (IS), ka njoftuar sot Kremlini.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur menjëherë në pyetjet për njoftimin e Kremlinit apo për bisedimin për të cilin Kremlini thotë se të dy presidentët e kanë pasur në margjina të konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), në Danang në Vietnam, shkruan Rel.

Kremlini tha se deklarata për Sirinë ishte koordinuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në mënyrë speciale për takimin në Danang.

Putin dhe Trump e kanë riafirmuar përkushitmin e tyre për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Siri, që të marrin një rol aktiv në procesin politik të Gjenevës, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pajtohen se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Siri, shkruan në tekstin e deklaratës së përbashkët të publikuar në faqen e Kremlinit në Internet.

Në pamjet e sotme televizive nga pushimorja Danang shihen Trump dhe Putin duke biseduar miqësisht, derisa ata përgatiteshin për “fotografimin familjar” të përbashkët në samitin APEC.

Megjithqë Shtëpia e Bardhë pat thënë se nuk është planifikuar takimi zyrtar, mbrëmë në darkë, Trump dhe Putin janë përshëndetur me shtrëngim të duarve.

Të këshilluara

Trump shtrëngon duart me Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart dhe kanë shkëmbyer përshëndetje, derisa liderët...

08:29

Sulm në Francë, makina futet mes studentëve

Një makinë përplasi tre studentë me origjinë kineze, në qytetin Tuluzë në Francë. Sipas BBC, dy prej studentëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spit...

17:59

"Eurovizion" lë jashë Maqedoninë

Në Maj të vitit 2018 Lisbona, Portugali do të presë "Eurovizion Song Contest". Një edicion në të cilin përfshihen disa shtete të botës dhe në fund vetëm një ësh...

17:52

A mori vërtetë fund Lufta e Ftohtë?

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Federatës Ruse kanë qenë të ftohta gjatë 10 viteve të fundit, dhe ato u ftohtën edhe më shumë pas aneksimit të Krimesë, në vitin 2014....

18:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI