Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Rrobat që duhet të veshin femrat me gjoks të vogël

Lapsi.al 10 November 2017
Rrobat që duhet të veshin femrat me gjoks të vogël

Ka nga ato që ndihen keq por dhe që e shohin avantazh; të kesh gjoks të vogël mund të përcaktojë dhe gardërobën tënde. Pa pasur dëshirën t’i hyni ndërhyrjeve estetike për të rritur numrin, ka mjaft mënyra për ti dhënë vlerë formave natyrale, duke zgjedhur veshjet e duhura. Por mos harroni, femrat me gjoks të vogël mund të veshin mjaft rroba që një femër më e bëshme nuk mundet.

Recipetat

Zgjidhni modelin e përshtatshëm për ti dhënë vlerë formave, dhe këtë duhet të keni parasysh. Ideale janë push up, që ngre gjoksin dhe e “mbush” në mënyrë natyrale. Si alternativë është dhe recipeta në formë trekëndëshi, sigurisht me mbushje, ndërkohë që duhet të shmangni formën ‘ballkon’.

Efekti optik

Veshjet me fantazi apo me punime dore mbushin figurën dhe theksojnë format.

Dekolte e thellë

Ndryshe nga sa ndodh tek femrat me forma, një formë e tillë dekolteje nuk ju tregon vulgare. Vetëm nëse pjesa e kraharorit të mos jetë si skelet.

Crop Top

Edhe pse vishen më shumë gjatë verës, tashmë janë element dhe i gardërobës dimërore. Është mënyra ideale për të shmangur vëmendjen nga gjoksi, duke u fokusuar tek beli dhe barku. Sigurisht duhet të keni një bark të sheshtë dhe të tonifikuar.

Minifundi

Fundi i shkurtër vendos në plan të parë këmbët dhe vëmendja fokusohet në pjesën e poshtme të trupit. Këtë vit ai vishet me çizmet cuissard, ndoshta të kuqe.

Beli i lartë

Është një tjetër trend i stinës, qoftë për pantallonat qoftë për fundet. Një truk i vogël viziv që ndihmon në mbushjen e bustit dhe toraksit, përfshi gjoksin.

Çfarë duhet të shmangni

Dhe diçka e ndaluar: më mirë hiqni dorë nga bluzat dhe veshjet me jakë si zemër, pasi duhet mbushur në mënyrën e duhur, dhe veshjet oversize, ku toraksi rrezikon “të zhduket”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI