Flash

Media franceze për Shqipërinë: Një narko-shtet në zemër të Europës?

Lapsi.al 10 November 2017
Media franceze për Shqipërinë: Një narko-shtet në

Një raportim në radion prestigjioze të Francës, Radio France Internationale, nga gazetari Jean-Arnault Derens e përshkruan Shqipipërinë si një "narko-shtet në zemër të Europës". “Ndërkohë që prodhimi dhe trafikimi i kanabisit ka shpërthyer në këtë vend prej disa vitesh, SHBA dhe vendet europiane kanë filluar të ushtrojnë presion gjithnjë e më të fortë mbi qeverinë e Edi Ramës” deklaron gazetari Jean-Aranult Derens, për të vazhduar me një analizë të lidhjeve të trafikut të drogës me qeverinë.

“Shqipëria ka qenë gjithnjë e njohur për prodhimin e kanabisit por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në 2013, prodhimi nga i përqendruar vetëm në jug, është shtrirë në të gjithë vendin, duke zbythur bujqësinë tradicionale. Fermerët kanë braktisur tokat e tyre, duke preferuar të punojnë në këto plantacione. Ky prodhim është dërguar masivisht në Itali dhe në një sasi më të vogël në Greqi.

Jo vetëm policia mbronte prodhimin e kanabisit, por edhe bazat ajrore dhe detare të ushtrisë janë përdorur për të eksportuar drogën, ndërkohë që paratë e fituara janë përdorur për të financuar fushatën elektorale të PS së Edi Ramës.

Rreth 20 deputetë socialistë kanë qenë të dënuar në të kaluarën për trafik droge ose për lidhje me trafikun e drogës. Në fund të tetorit, kushurinj të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, janë arrestuar në Sicili, ndërkohë që Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, por Edi Rama dhe partia socialiste kanë refuzuar heqjen e imunitetit.

Gjithashtu edhe trafiku i heroinës e kokainës përmes Shqipërisë, së ardhur nga Turqia dhe tranzituar në Maqedoni, është rritur. Ka të dhëna që klanet shqiptare janë duke marrë tregun e drogave të forta që më parë kontrolloheshin nga serbët dhe malazezët.

Për një kohë të gjatë ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërkohë që Shqipëria prej disa vitesh ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Në fakt ato nuk donin të vinin në vështirësi Edi Ramën, të cilin e vlerësonin për retorikën e tij pro-europiane i cili ishte perceptuar gjithashtu si një garant i stabilitetit të Shqipërisë dhe Ballkanit. Por dimensioni që ka marrë kultivimi dhe trafikimi i drogës e ka tronditur rëndshëm këtë pozicion të Shqipërisë. Raportet e fundit të Guardia di Finanza dhe të policisë doganore italiane janë të tmerrshme si edhe studimet më konfidenciale të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore.

Këto ditët e fundit ambasadori amerikan Lu ka ngritur tonin duke kërkuar “rezultate konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh nuk ka shanse të dëgjohet. Në 30 tetor shefi i shërbimit sekret shqiptar ka dhënë dorëheqjen, sepse ai nuk kishte mundur të suportonte presionet politike që i bëheshin për të penguar hetimin e trafiqeve të drogës.

Pyetja që shtrohet është nëse kryeministri Edi Rama është ende i aftë të shkëputet nga kapja e rrezikshme prej kriminelëve dhe baronëve të drogës”

Për të dëgjuar raportimin e gazetarit francez nga Tirana, klikoni në linkun më poshtë:

http://www.rfi.fr/emission/20171109-albanie-narco-etat-europe-cannabis

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI