Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Dalin “Sekretet e Luftës”, të panjohurat historike të Shqipërisë nga Arkiva Britanike

Lapsi.al 9 November 2017
Dalin “Sekretet e Luftës”, të panjohurat historike të

Gazetari dhe studiuesi Erald Kapri promovoi dje librin Sekretet e Luftës, Shqipëria tjetër në dokumentet britanike, një botim që zbardh dokumente të panjohura për publikun shqiptar. Ky botim erdhi falë Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, i drejtuar nga historiani Uran Butka. “Sekretet e Luftës janë një përpjekje 4 vjeçare kërkimi dhe leximi të mëse 20 mijë faqeve dokumente të Arkivit Britanik. Janë përfshirë 150 dokumente dhe fotografi, të cilat japin një panoramë të plotë të ngjarjeve kryesore të luftës. Dokumente të zyrës së kryeministrit Çurçill, të ministrisë së Jashtme Britanike, të Ministrisë së Luftës, të Shërbimeve Sekrete dhe të SOE-s, zyrës speciale që ngriti kryeministri britanik për luftën në prapavijë”, tha Kapri.

Britanikët mbajnë në arkivin e tyre një dokumentacion thelbësor për të kuptuar luftën shqiptare. Ky botim ka të plotë shënimet e Çurçillit për Shqipërinë ku jepen disa të vërteta tronditëse. Në takimin më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, Konferenca e Moskës, ku perëndimi ndau me Moskën influencë në Ballkan, Shqipëria u harrua.

“E keni menduar ndonjëherë se Enver Hoxha kishte kontakte me gjermanët dhe të kishte një marrëveshje me ta? Po që Stalini kërkonte që Mbreti Zog të mos shkelte më në Shqipëri? Po që britanikët vlerësonin lart figurat nacionaliste që zgjodhën të ngrinin një qeveri nën pushtimin gjerman? Këto dokumente janë pjesë e këtij botimi”, tha Kapri.

Prof.dr Romeo Guraguqi vlerësoi këtë botim. "Përmbledhja dokumentare, “Sekretet e Luftës, Shqipëria tjetër në dokumentet britanike”, e studiuesit Erald Kapri, është një botim shumë i rëndësishëm, që do të ndihmojë në kuptimin dhe saktësimin e ngjarjeve historike të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe viteve menjëherë pas saj. Erald Kapri është ndër njohësit më të mirë të Historisë së periudhës nga pranvera 1943 deri ne instalimin e plotë të diktaturës komuniste. Kaprin gjithashtu e vlerësoj si njeri, si një studiues serioz dhe bashkëpunues, të hapur për debat shkencor dhe te karakterizuar nga një mirësi e spikatur për kohën tonë. Botimi i këtij dokumentacioni, përbën një ngjarje të rëndësishme shkencore”, tha Gurakuqi.

Historiani Uran Butka dhe drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido vlerësuan botimin si një ngjarje e rëndësishme për historinë shqiptare. Deputeti Agron Shehaj, i cili është mbështetësi i Institutit “Lumo Skëndo”, tha se ky institutut do vazhdojë të mbështesë studiuesit shqiptar për të zbardhur të vërtetën historike, si një kontribut që i jepet shoqërisë shqiptare.

Gjatë promovimit morën pjesë personalitete të njohura të politikës shqiptare si kreu i opozitës Lulzim Basha, Ish presidenti Nishani, Princi Leka, historianë, studiues, gazetarë, etj.

Në vitet 43 dhe 44, 150 ushtarakë britanikë morën pjesë në misione në Shqipëri. Ata shpenzuan dhe dhanë shpërblime rreth 120 mijë monedha ari, që nëse i konvertojmë sot, janë mbi 30 milionë paund britanikë. Mbi 2300 tonë ndihma materiale ushtarake. Ndihma britanike përcaktoi fituesin në Shqipëri, sepse pjesën më të madhe të tyre e mori lëvizja komuniste.

Rasti shqiptar vijon të jetë ende i debatuar në historiografinë britanike. Si ndodhi që Britania financoi dhe mbështeti luftën guerile në Shqipëri nuk arriti ta përdorë këtë kapital? Pse Britania e Madhe nuk mundi të ndajë qartazi Shqipërinë nga blloku i lindjes? Dokumentacioni Britanik në këtë botim jep një panoramë të plotë të kësaj enigme historike.

Këto dokumente hedhin dritë për disa ngjarje që ende sot mohohen apo thuhen me gjysëm zëri. Në Shqipëri nuk ka pasur vetëm luftë nacionalçlirimtare, por ka pasur luftë, e madje edhe luftë civile. Kjo e pohuar nga dokumentacioni britanik i kohës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI