Flash

863 mijë eurot/ Pse bien alibitë e shokut të Tahirit?

Lapsi.al 7 November 2017
863 mijë eurot/ Pse bien alibitë e shokut të Tahirit?

Që nga dita kur një patrullë policie ndaloi Orest Sotën me 863 mijë euro të fshehura në makinë dhe me patentat e e Saimir Tahirit dhe të gruas së tij, një sërë alibish janë servirur në mbrojtje të biznesmenit 25 vjeçar.

Është thënë se ai ishte dërguar për të bërë një pagesë për blerje hekuri pranë kompanisë “Kurum”, se ato ishin paratë e lefter Sotës, babait të të ndaluarit dhe njërit prej biznesmenëve të mëdhenj të ndërtimit. Se pagesa do përdorej si kapar-garanci për që do blihej etj.

 

Por që ky version i fakteve të qëndrojë duhen kapërcyer gjithë ato pengesa logjike. E para se kompania Kurum, nuk operon kurë me shuma të tilla parash kesh dhe ajo e ka bërë të ditur këtë gjë. E dyta se ligji shqiptar nuk të lejon të bësh pagesa me para në dorë në një shifër më të madhe se 1.5 milionë lekë. E treta se Kurumi thuhet se është në vështirësi financiare dhe se ka shpallur falimentimin ngaqë nuk shlyen dot bankat. Pa nëse atij i duheshin para ato i duheshin nëmënyrë të ligjshme për ti future në system të deklaruar dhe për të shlyer bankat. E katërta se Kurumi është një kompani e madhe, jo një biznes i vogël familjar dhe se askush nga punonjësit nuk mund të marrë përsipër të punojë në mënyrë të paligjshme. E pesta se ndalimi nga policia ka ndodhur pasdite, pas përfundimit të orarit të punës, ku zakonisht kompanitë e mëdha i kanë dërguar njerzit në shtëpi dhe i kanë mbyllur kasaforatat.

 

Të gjitha këto pengesa logjike i shtojnë dyshimet se paratë do përdoreshin për qëllimet që pretendojnë njerzit pranë të ndaluarit. Me shumë ato shtojnë dyshimet se në këtë hstori më para cash dhe me patenta të kapura rastësisht, fshihet diçka më e madhe.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI