Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Ndotja akustike vret 10 mijë evropianë në vit

Lapsi.al 6 November 2017
Ndotja akustike vret 10 mijë evropianë në vit

Për qytetarët që jetojnë nëpër qytetet e mëdha, shpesh nuk merret parasysh se sa e dëmshme mund të jetë zhurma e jetës së përditshme.

Si pasojë e ndotjes akustike, siç zbulon Agjencia evropiane për Ambientin në studimin e saj të fundit, të paktën 43 mijë persona që kërkojnë ndihmë mjekësore preken drejtpërdrejtë nga ndotja akustike, ndërsa 10 mijë të vdekur të parakohshëm në botë lidhen me këtë problem.

Të prekur dhe njerëz që vuajnë nga shqetësimet për shkak të tejkalimit të normës së zhurmës, në Evropë janë të paktën 8 milionë qytetarë. Sipas hetimit të fundit të “EuroAcustici”, agjenci e specializuar për zhurmat në ambient, të prezantuar 20 tetorin e kaluar në Universitetin “Roma Tre”, burimi kryesor i shqetësimeve akustike për italianët (një në 3) vjen nga shumë pranë shtëpive të tyre, transmeton KP.

Edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkak i stresit dhe shqetësimeve të tjera, zhurmat përreth nuk janë nga më të dëmshmet, ato të lidhura me trafikun janë shumë.

Në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera të Evropës Lindore, një total prej 61 mijë vetësh në vit vuajnë nga sëmundje ishemike të zemrës, 45 mijë për vështirësi njohjeje të fëmijëve, 903 mijë në vit nga çrregullimet e gjumit, 22 mijë nga oshtima e veshëve, si dhe 587 mijë në vit për shqetësime të tjera.

Trafiku i përditshëm është burimi kryesor i të gjitha këtyre shqetësimeve. Problemi është rënduar edhe më tej nga fakti se jeta pranë qytetit do të vazhdojë të jetë shumë më e frekuentuar sesa ajo në periferitë urbane.

Brenda vitit 2020, një parashikim thotë se 80% e popullsisë evropiane do të jetojë në qendrat e qyteteve, kështu që do të jenë të ekspozuar ndaj zhurmave, shpeshherë shumë më të forta sesa normat e lejueshme për shëndetin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI