Flash

Murinjo përplaset me Konten pas ndeshjes. Italiani i'a kthen: E rëndësishme të fitosh

Lapsi.al 6 November 2017
Murinjo përplaset me Konten pas ndeshjes. Italiani i'a kthen: E

Zhoze Murinjo di të krijojë polemikë edhe  në humbje. Trajneri i Mançester, pas disfatës me Çelsin ka targetuar Antonio Konten si “armikun” e ri. Ai nuk i dha dorën Kontes në fund të ndeshjes. “Jo, nuk ia dhashë. Ai u zhduk. Ndaj përshëndeta asistentët e tij, që për mua është pak a shumë e njëjta gjë. Mos duhet që ta ndjek deri në mes të fushës? Unë aty isha. I dhashë dorën personave që ishin aty. Mendoj se një prej tyre ishte vëllai i tij, asistenti, ndaj e bëra detyrën”, ishin fjalët e Murinjos. Nuk vonoi përgjigja e Kontes në konferencën për shtyp, duke lëshuar thumbimin e radhës. “Shtrëngimi i duarve nuk është i rëndësishëm. E rëndësishme është të fitosh ndeshjen. Duhet të ketë respekt në fushën e lojës. Në fund të ndeshjes shkova t’i shtrëngoj dorën gjyqtarëve e më pas lojtarëve të mi. Nëse u jap dorën disa prej tyre, mendoj se mjafton”, tha Konte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI