Flash

Bëri burg për "kanaçen" e televizorit/ Saimir Malokut i tregojnë pajisjen që e përgjonte në shtëpi

Lapsi.al 6 November 2017
Bëri burg për "kanaçen" e televizorit/ Saimir Malokut

Saimir Maloku është personazhi që Reuters ka zgjedhur ta çojë për një vizitë në Shtëpinë e Gjetheve, për të parë nga afër përgjuesin që i kishin vënë në shtëpi. Maloku u dënua me 9 vite burg se shihte televizionet e huaja me anë të "kanaçes" së famshme të atyre kohërave.

"Gjatë izolimit komunist, Saimir Maloku përdorte njohuritë e tij për teknologjinë për të hedhur sytë nga bota e jashtme. Për fat të keq, kur ai dhe babai shihnin televizionet italiane, regjimi shihte ato të dy. Nëntë vjet u burgos Maloku në vitin 1976 pasi Sigurimi i vuri një përgjues në shtëpi. Katër dekada më pas, ai mund të vizitojë një muze unik në Tiranë dhe ta shohë me sytë e tij pajisjen përgjuese që e tradhtoi. Në Muzeun e Mbikëqyrjes, krijuar në ish-selinë e Sigurimit, shqiptarët mund të shohin disa nga pajisjet përgjuese të përdorura nga shteti totalitar i Enver Hoxhës si dhe dosjet e mbajtura për shumë prej tyre.

“Deri tani asgjë nuk është bërë për të treguar se si shqiptarët spiunoheshin dhe mbaheshin nën kontroll, ndaj është një hap i mirë për të ilustruar historinë e spiunimit, viktima të së cilës ishim”, thotë për Reuters Maloku, tani 71-vjeçar.

Teksa viziton muzeun, Maloku tregon se si dëshironte të ndihmonte babanë e paralizuar duke i zgjeruar programin televiziv përtej katër orëve të zymta në ditë që transmetonte televizioni shtetëror shqiptar. Me profesion inxhinier elektronik, ai ndërtoi një pajisje që e quajti “kanaçe” për të marrë sinjale UHF nga televizioni shtetëror italian RAI për ta parë në televizorin e tyre.

“Kanaçja hapi një dritare nga Perëndimi për shqiptarët. I bëja falas për shokët, por më vonë mësova se disa prej tyre më kishin denoncuar”, tregon Maloku.

Sigurimi i vuri një pajisje dëgjimi në mur për të mbledhur fakte për të.

I njëjti model pajisjeje – dikur i vendosur edhe në shkopin e një fshese për të përgjuar në ambasadën italiane në Tiranë – është shfaqur edhe në një tjetër muzeum për veprimtarinë e ministrisë së brendshme në kohën e komunizmit.

Në epokën e smartphone-ve, pajisjet e Malokut e të Sigurimit duken antike, por në atë kohë e bënë punën e tyre dhe Maloku shkoi në burg, i dënuar për agjitacion dhe propagandë. Kujton se si këndonte këngë të Beatles e Rolling Stones në qelinë e tij nëntokë për të ruajtur mendjen.

Para shembjes së komunizmit, ndërtesa që tani mban Muzeun e Mbikqyrjes njihej si Shtëpia e Gjetheve, një lojë fjalësh që u referohej si mureve të mbuluar nga bimë kacavjerrëse, ashtu edhe “gjetheve” të dosjeve për qytetarët që mbante Sigurimi. Gjatë luftës, ajo ishte përdorur nga Gestapo e forcave pushtuese naziste.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI