Flash

Bandat shqiptare në majat e krimit në Britani

Lapsi.al 5 November 2017
Bandat shqiptare në majat e krimit në Britani

Bandat shqiptare kanë arritur në majat e grupeve kriminale në Britaninë e Madhe. Janë të dhunshme, të pamëshirshme. Së fundi po marrin peng të afërmit e rivalëve, një taktike e re e paaplikuar më parë.

Autoritetet policore britanike thonë se me anë të pengmarrjeve po kërkojnë haraç tek rivalët, para në dorë, drogë apo kontroll të territoreve.

“Janë kaq të dhunshëm dhe të pashpirt saqë kanë uzurpuar edhe bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe tani po dërgojnë sasi të mëdha parash në vendin e tyre, duke i fshehur nëpër makina, në vende të posaçme”, shkruan Daily Mail, që u referohet të dhënave të policisë, raporton lapsi.al

Shifrat e fundit tregojnë se 32.000 shqiptarë jetojnë në Britani, ndërsa 572 prej tyre janë në burg, pothuajse 1 në 50 vetë.

"Ju nuk mund ta imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët edhe për 200 euro borxh”, thotë Kathryn Holloëay, komisionere për krimin në policinë e Bedfordshire.

“Rrëmbejnë të afërm të moshuar të bandave rivale për t'i përdorur si haraç. Kjo po i shkakton një dhimbje të madhe koke policisë britanike”, vijon ajo.

Zonja Holloëay trego se si policia ka zbuluar se gangsterët shqiptarë po lëviznin "sasi të mëdha parash” nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, në makina të përshtatura posaçërisht.

Dy shqiptarë, Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita u kapën duke u përpjekur të kalonin 130,000 euro nëpërmjet tunelit të kanalit La Manche, në makinën e tyre.

Paratë u gjetën në një vend të posaçëm në kroskotin e makinës, nga qentë e trajnuar posaçërisht për të zbuluar drogë dhe të holla.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) këtë vit paralajmëroi se “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Shqiptarët janë pas shumicës së furnizimit të kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucion.

NCA ka kryer 400 aksione kundër veprimtarive të tyre vetëm gjatë vitit të kaluar, duke synuar lavazhet e makinave, bare apo bordello, ku bandat shqiptare i detyrojnë bashkëatdhetarët e tyre që të punojnë. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI