Flash

Rasti “Tahiri”/ Top Channel akuza mbi qeverinë

Lapsi.al 4 November 2017
Rasti “Tahiri”/ Top Channel akuza mbi qeverinë

Arrestimi i një 25-vjeçari me 863 mijë euro ka tronditur edhe një herë, jo vetëm pozitat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, por të gjithë mazhorancës në tërësi e angazhuar për ta mbrojtur pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Gjetja e të paktën 2 lejeve të drejtimit të Tahirit bashkë me shumën e konsiderueshme të të hollave është një indicie se shuma e parave mund të ketë lidhje me vetë deputetin e mbetur tashmë pa një grup parlamentar.

Kjo ngjarje ka bërë që edhe Top Channel i njohur për qëndrimet e tij në krah të mazhorancës së sotme të ngrejë pikëpyetje të mëdha. Në edicionet e lajmeve të së shtunës është transmetuar një koment redaksional me titull “Tahiri, pikëpyetje të reja! Në koment thuhet se "prania e dokumenteve personale të ish-ministrit të Brendshëm në makinën e një personi që kapet me 800 mijë euro të padeklaruara, dhe që në biznesin e tij ka vetëm rindërtim komisariatesh, i bën këto të dhëna shumë më shqetësuese sesa ato në rastin "Habilaj".

Sipas Top Channel të dhënat e rastit të dytë rëndojnë edhe mbi qeverinë.

"Sigurisht që kjo ngjarje ka edhe pasoja politike. Kjo ndihet në faktin që ky erdhi si denoncim politik nga opozita, së cilës i besoi qytetari për të dhënë informacionin. Por jo vetëm kaq.

Kur ende nuk ishte mbyllur zhurma politike e dosjes “Habilaj”, duke se ky kapitull i ri ku përmendet ish-ministri i Brendshëm vë në pozitë jokomode mazhorancën.

Së pari për mënyrën sesi policia menaxhoi ngjarjen, ajo lë perceptimin se mund të ketë qenë nën një trysni politike".

Dhe prova e kësaj trysnie politike duket, sipas komentit redaksional, në dyshimin se policia mund të ketë prishur provat.

"Nëse është e vërtetë se policët kanë numëruar paratë, duke shtuar gjurmët, kjo do të thotë minimalisht prishje e provave.

Me qëllim apo jo, këtë duhet ta verifikojë Prokuroria" thuhet në koment.

Por ajo që bën çudi në gjithë këtë histori ëshë ndryshimi radikal i qëndrimit të Top Cannel i cili deri më tani ka pasur nota më pro Tahirit.

Pse ky ndryshim?

Ende nuk dihet nëse kjo mdodh për faktin se me ngjarjet e reja ai është përfumdimisht i pambrojtshëm, apo se më fund edhe të vetët kanë vendosur ta lëshojnë atë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI