Flash

VIDEO/ Partizani mundet edhe nga Kamza, por Iuliano këmbëngul: Nuk jap dorëheqjen!

Lapsi.al 4 November 2017
VIDEO/ Partizani mundet edhe nga Kamza, por Iuliano këmbëngul: Nuk jap

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka refuzuar të japë dorëheqjen në fund të takimit të humbur 1-0 përballë Kamzës. Në deklaratën e dhënë për “Supersport”, ai se është një mëkat sepse skuadra impenjohet, por mjafton një rast pastaj për të humbur ndeshjen.

“Tifozët kanë të drejtë të kontestojnë sepse rezultatet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë e madhe dhe problemi ynë është që nuk shënojmë.”

Iuliano tha se e ka punën të vështirë, por bën gjithmonë maksimumin e mundësive ndërsa ka hequr çdo mundësi që ai të largohet vetë.

“Sot kemi pengesë këtë problem që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar sepse krijojmë shumë raste. Shpesh nuk është e lehtë të komentosh, dëshira ekziston, shoqëria duhet të marrë vendimet e veta, e ka për zemër fatin e skuadrës dhe i ka qëndruar pranë. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka.”

Pyetjes “a mund ta ndihmojë skuadrën duke u dorëhequr” ai iu përgjigj: “Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ato janë vendime që i merr klubi. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër.”

Të këshilluara

VIDEO/ Serbët në kor: Kosova është Serbi!

A do të dënohet edhe Partizani i Beogradit? Në sfidën e kthimit në Beograd, tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova ...

20:13

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI