Flash

"Lufta" për treg/ Kush janë rreperët më të mirë shqiptarë

Lapsi.al 4 November 2017
"Lufta" për treg/ Kush janë rreperët më të

Shqipe ja dolëm! Kjo është fraza që përdor një amerikan për të folur rreth rreperave shqiptar.

Një shkrim për “Kulture Hub” nga Claude J. Easy tregon se si Shqipëria është ekzaltuar nga muzika e shpejtë ose ndryshe hip-hop. Sipas tij rrepi shqip është në stilin e tij më të çuditshëm por dhe shumë i ngjashëm me atë amerikan.

Nuk është e habitshme, pasi ky lloj zhaneri është një nga më kryesorët e më të ndjekurit në botë. Me kalimin e kohës, hip-hop po dëshmon të jetë një forcë infektive që arrin në të gjitha skajet e globit.

Ndër shumë rrepera shqiptar gazetari i Kulture Hub ka folur vetëm për 5 prej tyre të cilët i cilëson më të mirët dhe pak “të çmendur”. Ndër të tjera, ai thekson se duhet të dëgjohen patjetër.

CAPITAL T

https://www.youtube.com/watch?v=zzxYkGZAobI

“Hitman” video- muzika e vlerësuar me çmim dhe njëkohësisht u bë një prej hiteve shqiptare. “Në këngët e tij Capital T ka për bazë muzikën belly shqip” është shprehur Claude, “dhe clubet janë gjithmonë të mbushur” ka vijuar më tej.Megjithatë është lehtësisht e kuptueshme që çdokush I pëlqen këngët e vendit të tij dhe kjo nuk ka si të shkojë ndryshe.Albumi I fundit troket, “ëinter is Here”. Capital flet në një ton hakmarrës, rrep anglez me një theks prishtinali I përshtatur pak me geg në shqip. I rritur në Kosovë, T gjatë periudhës së adoleshencës u ndikua nga rrepi dhe u bë pjesë e saj e më vonë xhaxhai 2po2, po rreper, e përfshiu në industrinë e muzikës.

MOZZIK

https://www.youtube.com/watch?v=dDPy21zYYik

KUKS!

Për një amerikan si Claude kënga më high shqiptare për këtë verë që lam pas ishte ajo e Mozzik “KUKS”. Nga çunat e lagjes me një benz të vjetër, në një rezidencë duke pirë barë dhe duke shëtitur arushën e vogël. Një kalim nga e vjetra në të re dhe nga varfëria në luks brenda 3 minutave. Kjo ishte “çmenduria” që la me gojë hapur gazetarin amerikan.

NOIZY

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=jyGEnsM15tY

Kush është Noizy sipas Claude? Ai e cilëson si të pamposhtur, një gango dhe një prej rreperave më real shqiptar. “Drejtpërsëdrejti nga Sukthi i Durrësit ky është Noizy që nga boksi pa rregulla u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer e më të ndjekur shqiptar që prej 2004” është shprehur Claude. Projekti i tij i fundit, “Zin City” trokiti fuqishëm dhe është albumi i tij i shtatë.

G4SHI

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=SeSueTkNQJ4

G4SHI mund të jetë ai që gazetari njeh më së miri pasi është një rreper shqiptar i rritur në Bruklin. Ai tregon pak nga jeta e tij e më parshme dhe si u bë pjesë e tregut të muzikës.

“Duke mos pasur zgjedhje tjetër për t’ju përshtatur shoqërisë amerikane G4SHI ndoqi këtë rrugë më se të lehtë.Ai ishte një nxënës ekselent dhe një atlet, i cili fitoi një bursë futbolli në një shkollë në Massachusetts. Ëndrrat janë për t’u ndjekur e këtë gjë bëri dhe G4SHI, la gjithçka për t’ju përshkushtuar muzikës me kohë të plotë. Arriti të realizojë 3 mixtape, një EP, dhe një album. Ky djalë është një “forcë” që duhet të ruhesh”. Ky është G4SHI.

LEDRI VULA

https://www.youtube.com/watch?v=nzRtDosQZKQ

Ëmbëlsira për në fund! Claude mes një A$AP Rocky Shqiptar dhe Pretty Flacko e krahason Ledri Vulën me stlin e këtij të fundit.I lindur në Kosovë, Vula u fut në botën e rrepit fillimisht me grupin Skillz, i cili më vonë ushpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve. Prap se prapë kjo gjë nuk e ndaloi për tu kthyer në një nga rreperat më të mirë. Doni më tepër? Dëgjojeni!

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI