Flash

Johnny Depp, tapë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express”

Lapsi.al 4 November 2017
Johnny Depp, tapë në premierën botërore të filmit

Aktori Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër. Ylli i Hollywoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa u ndihmua nga një ndihmës, duke çuar në supozimet se ai kishte lejuar vete disa gota përpara nisjes.

Kështu së paku bëri të ditur një burim i The Sun, i cili u shpreh: “Të gjithë mendonin se ai kishte pirë”.

Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën ‘Royal Albert Hall’, 54-vjeçari thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh. I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ylli me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premeira.

Ylli u tha gjithashtu se e kishte vizituar klubin famëkeq të Londrës, ‘The Box’, një natë më parë, thuhet në burimin e brendshëm të The Sun:

”Johnny nuk u ndal. Aktori kishte një natë të ngarkuar e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai u gjithashtu shkeli rregullat duke pirë tre herë duhan brenda sallës”.

Të këshilluara

FOTO/ Neymar në krah të modeles seksi

Krahas milionave që merr nga PSG-ja, braziliani Neymar duket se po shijon edhe romancën me modelen dhe aktoren portugeze, Sara Sampaio. Ylli brazilian fluturon ...

22:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI