Flash

Fijet që lidhin Saimir Tahirin me biznesmenin nga Vlora

Lapsi.al 4 November 2017
Fijet që lidhin Saimir Tahirin me biznesmenin nga Vlora

“Për momentin nuk mund të flasë për çështjen”. Ky është reagimi i vetëm deri më tani i Saimir Tahirit pas arrestimit në Elbasan të 25-vjeçarit O. Sota. Atij iu gjetën në makinë rreth 860 mijë euro cash, si dhe patenta për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm dhe bashkëshortes së tij. Heshtja e Saimir Tahirit, e rëndon më shumë pozitën e ish-ministrit të Brendshëm.

Sota ka thënë në polici se paratë i kishte me vete pasi do të blente hekur te kompania ‘Kurum’. Nuk është e besueshme gjithashtu as dekarata e tij se nuk e njeh Saimir Tahirin, ndërkohë në sistemin TIMS figuron se ata kanë udhëtuar disa herë së bashku me njëri-tjetrin jashtë shtetit.

Sidoqoftë duhen pritur hetimet e Prokurorisë. Sota figuron në Qendrën Kombëtare të Biznesit të ketë në pronësi kompaninë “Eco construction and partners”, e regjistruar në vitin 2015, e cila ka rikonstruktuar komisariatin Nr.6 të policisë. Është komisariati që mbulon zonën e ‘Kombinatit’, zonën elektorale të Saimir Tahirit.

©LAPSI.al 

default image

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI