Flash

VIDEO-SKANDALI/ Tepsia e Ramës vazhdon të mbledhë lekë

Lapsi.al 3 November 2017
VIDEO-SKANDALI/ Tepsia e Ramës vazhdon të mbledhë lekë

Liza Tabaku u shndërrua në shembullin e abuzimit nga drejtorët e LSI në mesin e mandatit të parë të qeverisë Rama - Meta. Drejtoresha e Arsimit në Lushnje u dënua me 9 vjet burg për punësimet partiake e korruptive në sistemin arsimor.

Ajo dhe të tjerë drejtorë të LSI, që abuzuan me pushtetin, u përdorën nga Edi Rama në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit për të sulmuar LSI -në si pjesë e kalbur e sistemit dhe për të larë duart nga përgjegjësia që vetë Rama dhe PS kishin për mosfunksionimin e shtetit ligjor në sektorë të ndryshëm.

Kështu veproi Edi Rama edhe me hipotekat, patentat, mjedisin, policinë e transportit rrugor etj. E akuzoi LSI-në si parti që pushtetin e sheh vetëm si tepsi, të cilës ia merrte llokmat me të punësuar partiakë e të korruptuar.

LSI nuk është më pjesë e pushtetit. Por a ka ndryshuar situata në hipoteka, arsim, shëndetësi, tatime, dogana, patenta etj? A po punëson Partia Socialiste, e vetme tani në pushtet, militantë partiakë? A ka më punësime korruptive, përmes pagesash nën dorë? A ka më largime nga puna të pamotivuara, por vetëm për t’u lënë vendin militantëve partiakë apo për të hapur vende pune që mund të shiten kundrejt pagesave nën dorë që shkojnë në xhepat e zyrtarëve apo të zgjedhurve?

Emisioni investigativ “Stop” denoncoi një rast skandaloz në Zyrën Arsimore të Gramshit. Një rast, që ashtu si Liza Tabaku, provon punësimet korruptive që kryhen nga zyrtarët e shtetit në sitemin arsimor.

Të implikuar në këtë aferë korruptive dhe të abuzimit me detyrën janë Kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani (PS) dhe kryetari i Zyrës Arsimor të Gramshit, Xhevit Dyrmishi.

Alma Jonuzi iu drejtua emisionit për të denoncuar pushimin nga puna si mësuese matematike, pa motivacion, pas 15 vjetësh punë.

Pas interesimit të Stop ajo telefonohet nga një punonjës i Zyrës Arsimore të Gramshit, Ramazan Llaha, i cili i premton se nëse tërheq denoncimin, do të rikthehet në punë (shih videon më poshtë në faqen e lapsi.al).

Në mesin e zhurmës së shkaktuar nga denoncimi publik në media, mësueses së shkarkuar i kërkohet takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Gramshit. Luljeta Dollani i premton ta rikthejë brenda javës në punë.

Më parë, financierja e Zyrës Arsimore, Flutura Sinani, në një tjetër video që lapsi.al po e publikon më poshtë, e kishte kërcënuar se nëse nuk do të tërhiqte denoncimin, nuk do të fillonte kurrë punë sa të ishte ajo në atë detyrë. Mësuesja i kujton financieres se një vit më parë i ka dhënë 1.5 milionë lekë (të vjetra) për të mos e larguar nga puna.

Denoncimi i Stop nxjerr në pah disa skandale të njëpasnjëshme. Ai tregon se si vazhdon të funksionojë shteti nën qeverinë e Edi Ramës që s’ka më “parti të tjera në prehër” apo që i mbajnë “dorën në timon”, se si korrupsioni vazhdon të qëndrojë këmbëkryq në prehërin e çdo zyrtari apo punonjësi të thjeshtë të lidhur me shefat, se si njerëzit vazhdojnë të pushohen pa motiv nga puna ku kanë investuar gjithë jetën e tyre, se si bëhen punësimet duke paguar para nën dorë, se si zyrat e shtetit përdorën për korrupsion, se si një administratë e korruptuar në çdo qelizë (siç thuhet në disa raporte si ai i BB - shih më poshtë në faqen e lapsi.al) nuk ndryshon ngaqë pushteti merr ngjyrën e njërës apo tjetrës parti.

Kjo është provë se si tepsia në arsim e sektorë të tjerë vetëm sa ka ndryshuar dorë. Se tepsia që sot mban me të dyja duart Edi Rama vazhdon njësoj të pjekë kuleçë që ushqejnë pushtetin, duke u ngrohur po njësoj  mbi kazanin e korrupsionit të partisë në pushtet. /Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=o-fC-ZW1vso&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=6ZEnUV40AW8&feature=youtu.be

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI