Flash

Trump i mbyllet llogaria në Twitter, kompania jep detajet

Lapsi.al 3 November 2017
Trump i mbyllet llogaria në Twitter, kompania jep detajet

Llogaria e Presidentit amerikan, Donald Trump në Twitter u zhduk për 11 minuta të enjten, duke i bërë njerëzit të aludonin nëse ai ishte hakeruar, ose ndoshta ndaluar nga rrjeti social.

Në fillim Twitter tha se ishte vetëm “një gabim njerëzor” që çoi në shkëputjen e Trump nga platforma e tij e preferuar.

“Më herët sot, llogaria e @realdonaldtrump ishte çaktivizuar pa dashje për shkak të gabimit njerëzor nga një punonjës i Twitter. Llogaria u mbyll për 11 minuta dhe është rivendosur që nga ajo kohë. Ne po vazhdojmë të hetojmë dhe po ndërmarrim hapa për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri” - deklaroi kompania Twitter në një njoftim për shtyp.

Kompania Twitter thotë se hetimet për këtë incident treguan se llogaria e Presidentit Trump ishte mbyllur për 11 minuta nga një punonjës, për të cilin ishte dita e fundit e punës.

Shtëpia e Bardhë nuk e dënoi çaktivizimin e llogarisë së Presidentit të Twitter. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI