Flash

“Marca”: Drama e Santi Cazorla që rrezikoi të mos ecte më

Lapsi.al 3 November 2017
“Marca”: Drama e Santi Cazorla që rrezikoi të mos ecte

“Kalvari i Cazorla”. Ishte kjo faqja e parë e të përditshmes spanjolle “Marca” që ka rrëfyer historinë e dhimbshme të futbollistit të njohur të Arsenalit, Santi Cazorla. Ai u largua nga fushat për shkak të këputjes së tendinës së Akilit.

“Odisea” e mesfushorit spanjoll e ka fillimin në nisje të sezonit të kaluar duke kaluar më pas në 8 operacione të vështira me shpesën që një ditë ai do të rikthehet në fushë. Fotoja e faqes së parë tregon shenjën e operacionit dhe më pas mbjelljen e lëkurës me një pjesë të marrë nga krahu ku ndodhej një tatuazh.

Problemi ishte se plaga nuk po mbyllej. Hapej pafundësisht dhe infektohej” – ka shpjeguar lojtari që ua besoi operacionin mjekëve spanjollë pasi ata britanikë i kishin thënë: “Nëse do të arrish të ecësh në kopsht me djalin tënd do të jetë një fat i madh për ty”.

Ishte mjeku Mikel Sánchez që zbuloi infeksionin e thellë dhe i riktheu shpresën. Ëndrra e tij është rikthehet sërish në fushë që në janar të këtij viti me Arsenalin me të cilin ka një kontratë që përfundon në qershor. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=Wf-ffiS0fP0

Të këshilluara

VIDEO/ Serbët në kor: Kosova është Serbi!

A do të dënohet edhe Partizani i Beogradit? Në sfidën e kthimit në Beograd, tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova ...

20:13

Ronaldo, rekord historik në Champions League

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve. Portugezi me Real Madridin dhe Manchester Unitedin ka s...

16:29

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI