Flash

Arrestohen 9 ish-ministra në Katalonjë, shpërthejnë protestat në Barcelonë

Lapsi.al 3 November 2017
Arrestohen 9 ish-ministra në Katalonjë, shpërthejnë

Protesta të shumta u zhvilluan ditën e sotme në Katalonjë për të kundërshtuar arrestimin e 9 ish-ministrave lokalë katalanas, që mbështetën referendumin dhe shpalljen e pavarësisë së rajonit nga Spanja.

Mbështetësit pro pavarësisë bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë duke mbajtur kështu qëndrim kundër arrestimit.

Protestat kanë përfunduar pa incidente. Sindikata “Intersindical-CSC” ka njoftuar se ka vendosur që më 8 nëntor të hyjnë në një grevë të përgjithshme në Katalonjë.

Drejtuesit e sindikatës kanë njoftuar se do të protestojnë kundër arrestimit të politikanëve të Katalonjës dhe kundër vendimit të qeverisë së Madridit për të marrë në kongroll qeverisjen e rajonit. Sindikata njofton se do të hyjnë në grevë të përgjithshme me kërkesën për lirimin e anëtarëve të ish-qeverisë katalanase që ndodhen në burg. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI